Sahihu i Buhariut — Hadithi 5765

Mjekësia · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: E kam dëgjuar Ibn Ujejnen të thotë: I pari i cili na ka treguar këtë hadith ka qenë Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka treguar familja e Urve ibn Urves, e ky e ka pyetur Hishamin për të, e ky i ka treguar nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “ Të Dërguarit të Allahut ﷺ iu bë sihër, saqë i përfytyrohej se flinte me gratë e tij, por në realitet nuk flinte.” Sufjani thotë: “Një sihër i tillë, nëse bëhet në këtë mënyrë, është prej llojeve më të rënda të sihrit.” Pejgamberi ﷺ tha: “Oj Aishe! A e di se Allahu më njoftoi për atë që e kam lutur? Kështu, erdhën dy burra dhe njëri u ul te koka ime, kurse tjetri te këmbët e mia. Ai që ishte te koka ime, i tha tjetrit: - Çfarë ka ky burrë? - I është bërë sihër, - tha tjetri. - Kush i ka bërë sihër? - pyeti i pari. - Lebid ibn Asami, pjesëtar i fisit benu zurejk, një hipokrit, aleat i hebrenjve. - Në çfarë? - Në krehër me flokë. - Ku janë të vendosura këto? - Në një thek hurme, nën rrasën e gurit të vendosur në fundin e Pusit Dhervan, - tha tjetri. Aishja tha: “Pejgamberi ﷺ shkoi te pusi, e nxori atë dhe tha: “Ky është pusi i cili më ishte shfaqur. Uji i tij kishte marrë ngjyrë të kuqërremtë, kurse frutat e asaj hurme (afër pusit) dukeshin si koka shejtanësh.” Pejgamberi ﷺ tha: “Pastaj u nxor.” Ajo tha: “E pyeta: “A e prishe sihrin me rukje?” Ai tha: “Meqë Allahu më shëroi, nuk doja t'ua kujtoja njerëzve të keqen.”

Arabisht

حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ قَالَ: سَمِعْتُ ابْنَ عُيَيْنَةَ، يَقُولُ: أَوَّلُ مَنْ حَدَّثَنَا بِهِ ابْنُ جُرَيْجٍ، يَقُولُ: حَدَّثَنِي آلُ عُرْوَةَ عَنْ عُرْوَةَ، فَسَأَلْتُ هِشَامًا عَنْهُ فَحَدَّثَنَا عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ سُحِرَ حَتَّى كَانَ يَرَى أَنَّهُ يَأْتِي النِّسَاءَ وَلاَ يَأْتِيهِنَّ. قَالَ سُفْيَانُ: وَهَذَا أَشَدُّ مَا يَكُونُ مِنَ السِّحْرِ إِذَا كَانَ كَذَا. فَقَالَ: "يَا عَائِشَةُ أَعَلِمْتِ أَنَّ اللَّهَ قَدْ أَفْتَانِي فِيمَا اسْتَفْتَيْتُهُ فِيهِ؟ أَتَانِي رَجُلاَنِ فَقَعَدَ أَحَدُهُمَا عِنْدَ رَأْسِي، وَالآخَرُ عِنْدَ رِجْلَىَّ، فَقَالَ الَّذِي عِنْدَ رَأْسِي لِلآخَرِ: مَا بَالُ الرَّجُلِ؟ قَالَ: مَطْبُوبٌ. قَالَ: وَمَنْ طَبَّهُ؟ قَالَ: لَبِيدُ بْنُ أَعْصَمَ، رَجُلٌ مِنْ بَنِي زُرَيْقٍ حَلِيفٌ لِيَهُودَ، كَانَ مُنَافِقًا. قَالَ: وَفِيمَ؟ قَالَ: فِي مُشْطٍ وَمُشَاقَةٍ. قَالَ: وَأَيْنَ؟ قَالَ: فِي جُفِّ طَلْعَةٍ ذَكَرٍ، تَحْتَ رَعُوفَةٍ، فِي بِئْرِ ذَرْوَانَ". قَالَتْ: فَأَتَى النَّبِيُّ ﷺ الْبِئْرَ حَتَّى اسْتَخْرَجَهُ فَقَالَ: "هَذِهِ الْبِئْرُ الَّتِي أُرِيتُهَا، وَكَأَنَّ مَاءَهَا نُقَاعَةُ الْحِنَّاءِ، وَكَأَنَّ نَخْلَهَا رُءُوسُ الشَّيَاطِينِ". قَالَ: فَاسْتُخْرِجَ، قَالَتْ: فَقُلْتُ: أَفَلاَ؟ - أَىْ تَنَشَّرْتَ -. فَقَالَ: "أَمَا وَاللَّهِ فَقَدْ شَفَانِي، وَأَكْرَهُ أَنْ أُثِيرَ عَلَى أَحَدٍ مِنَ النَّاسِ شَرًّا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5765