{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5777",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5777",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5777",
  "text": "Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Seid ibn Ebu Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u çlirua Hajberi, të Dërguarit të Allahut ﷺ iu dhurua një dele e helmuar, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “M'i tuboni këtu të gjithë ata hebrenj që ishin të pranishëm më parë.” Kur ia tubuan, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: - “Do t'ju pyes diçka. Vallë, do të ma thoni të vërtetën?” - Po, o Ebu Kasim! - thanë ata. - “Kush është babai juaj?” - i pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Babai ynë është filani, - thanë ata. - “Gënjyet. Babai juaj është filani.” - Të vërtetën e the, ashtu është, - thanë ata. - “Do të ma thoni të vërtetën, nëse ju pyes diçka?” - Po, o Ebu Kasim. Edhe nëse të gënjejmë, ti do ta kuptosh gënjeshtrën tonë, siç e kuptove gënjeshtrën për babanë tonë, - iu përgjigjën hebrenjtë. - “Cilët janë banorët e Zjarrit?” - i pyeti Pejgamberi ﷺ. - Do të qëndrojmë një kohë të shkurtër në të, pastaj do të vini ju në vendin tonë, - thanë ata. - “Heshtni aty! Betohem në Allahun se kurrë nuk do të zëmë vendin tuaj aty” , - u tha. Pastaj, Pejgamberi ﷺ vazhdoi: “Do të ma thoni të vërtetën, nëse ju pyes edhe diçka?” - Po, - iu përgjigjën hebrenjtë. - “A keni vendosur helm në këtë dele?” - Po, - thanë ata. - “Çfarë ju shtyri të veproni kështu?” - Deshëm që, nëse je gënjeshtar, të rehatohemi prej teje, e, nëse je pejgamber, nuk të bën dëm aspak, - thanë ata.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Mjekësia",
    "position": 76,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/76/mjekesia"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5777",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ أَبِي سَعِيدٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ أَنَّهُ قَالَ: لَمَّا فُتِحَتْ خَيْبَرُ أُهْدِيَتْ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ شَاةٌ فِيهَا سُمٌّ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"اجْمَعُوا لِي مَنْ كَانَ هَا هُنَا مِنَ الْيَهُودِ\". فَجُمِعُوا لَهُ فَقَالَ لَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"إِنِّي سَائِلُكُمْ عَنْ شَىْءٍ فَهَلْ أَنْتُمْ صَادِقِيَّ عَنْهُ؟\" فَقَالُوا: نَعَمْ يَا أَبَا الْقَاسِمِ. فَقَالَ لَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"مَنْ أَبُوكُمْ؟\" قَالُوا: أَبُونَا فُلاَنٌ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"كَذَبْتُمْ بَلْ أَبُوكُمْ فُلاَنٌ\". فَقَالُوا: صَدَقْتَ وَبَرِرْتَ. فَقَالَ: \"هَلْ أَنْتُمْ صَادِقِيَّ عَنْ شَىْءٍ إِنْ سَأَلْتُكُمْ عَنْهُ؟\" فَقَالُوا: نَعَمْ يَا أَبَا الْقَاسِمِ، وَإِنْ كَذَبْنَاكَ عَرَفْتَ كَذِبَنَا كَمَا عَرَفْتَهُ فِي أَبِينَا. قَالَ لَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"مَنْ أَهْلُ النَّارِ؟\" فَقَالُوا: نَكُونُ فِيهَا يَسِيرًا، ثُمَّ تَخْلُفُونَنَا فِيهَا. فَقَالَ لَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"اخْسَئُوا فِيهَا، وَاللَّهِ لاَ نَخْلُفُكُمْ فِيهَا أَبَدًا\". ثُمَّ قَالَ لَهُمْ: \"هَلْ أَنْتُمْ صَادِقِيَّ عَنْ شَىْءٍ إِنْ سَأَلْتُكُمْ عَنْهُ؟\" فَقَالُوا: نَعَمْ. فَقَالَ: \"هَلْ جَعَلْتُمْ فِي هَذِهِ الشَّاةِ سُمًّا؟\" فَقَالُوا: نَعَمْ. فَقَالَ: \"مَا حَمَلَكُمْ عَلَى ذَلِكَ؟\" فَقَالُوا: أَرَدْنَا إِنْ كُنْتَ كَذَّابًا نَسْتَرِيحُ مِنْكَ، وَإِنْ كُنْتَ نَبِيًّا لَمْ يَضُرَّكَ.",
    "albanian": "Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Seid ibn Ebu Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u çlirua Hajberi, të Dërguarit të Allahut ﷺ iu dhurua një dele e helmuar, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “M'i tuboni këtu të gjithë ata hebrenj që ishin të pranishëm më parë.” Kur ia tubuan, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: - “Do t'ju pyes diçka. Vallë, do të ma thoni të vërtetën?” - Po, o Ebu Kasim! - thanë ata. - “Kush është babai juaj?” - i pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Babai ynë është filani, - thanë ata. - “Gënjyet. Babai juaj është filani.” - Të vërtetën e the, ashtu është, - thanë ata. - “Do të ma thoni të vërtetën, nëse ju pyes diçka?” - Po, o Ebu Kasim. Edhe nëse të gënjejmë, ti do ta kuptosh gënjeshtrën tonë, siç e kuptove gënjeshtrën për babanë tonë, - iu përgjigjën hebrenjtë. - “Cilët janë banorët e Zjarrit?” - i pyeti Pejgamberi ﷺ. - Do të qëndrojmë një kohë të shkurtër në të, pastaj do të vini ju në vendin tonë, - thanë ata. - “Heshtni aty! Betohem në Allahun se kurrë nuk do të zëmë vendin tuaj aty” , - u tha. Pastaj, Pejgamberi ﷺ vazhdoi: “Do të ma thoni të vërtetën, nëse ju pyes edhe diçka?” - Po, - iu përgjigjën hebrenjtë. - “A keni vendosur helm në këtë dele?” - Po, - thanë ata. - “Çfarë ju shtyri të veproni kështu?” - Deshëm që, nëse je gënjeshtar, të rehatohemi prej teje, e, nëse je pejgamber, nuk të bën dëm aspak, - thanë ata.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5777.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5777.json"
  }
}