Lejthiu shton 1 se Ibn Shihabi e ka pyetur Junusin: “A bën të marrim abdes ose ta pimë qumështin e gomaricës, ta konsumojmë tëmthin e kafshëve të egra dhe urinën e deveve?” Ai është përgjigjur: “Muslimanët gjithmonë e kanë praktikuar kurimin me to dhe nuk i kanë konsideruar si diçka të keqe. Sa i përket qumështit të gomaricës, ç'është e vërteta, i Dërguari i Allahut ﷺ na ka ndaluar mishin e tyre, kurse për qumështin e tyre nuk na ka arritur lejesë a ndalesë. E, sa i përket tëmthit të kafshëve të egra, Ibn Shihabi transmeton nga Ebu Idris Havlaniu se Ebu Thalebe Husheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka rrëfyer se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar ngrënien e çdo kafshe të egër që ka dhëmbë shqyes.”
وَزَادَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي يُونُسُ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: وَسَأَلْتُهُ هَلْ نَتَوَضَّأُ أَوْ نَشْرَبُ أَلْبَانَ الأُتُنِ أَوْ مَرَارَةَ السَّبُعِ أَوْ أَبْوَالَ الإِبِلِ؟ قَالَ: قَدْ كَانَ الْمُسْلِمُونَ يَتَدَاوَوْنَ بِهَا، فَلاَ يَرَوْنَ بِذَلِكَ بَأْسًا، فَأَمَّا أَلْبَانُ الأُتُنِ فَقَدْ بَلَغَنَا أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ نَهَى عَنْ لُحُومِهَا، وَلَمْ يَبْلُغْنَا عَنْ أَلْبَانِهَا أَمْرٌ وَلاَ نَهْىٌ، وَأَمَّا مَرَارَةُ السَّبُعِ. قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: أَخْبَرَنِي أَبُو إِدْرِيسَ الْخَوْلاَنِيُّ أَنَّ أَبَا ثَعْلَبَةَ الْخُشَنِيَّ أَخْبَرَهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ نَهَى عَنْ أَكْلِ كُلِّ ذِي نَابٍ مِنَ السَّبُعِ.