Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdulala, e ky nga Junusi, e ky nga Haseni se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim te Pejgamberi ﷺ, u eklipsua Dielli, e në atë rast ai doli duke e tërhequr rrobën zvarrë nga të nxituarit, derisa arriti në xhami. Njerëzit vërshuan mbrapa tij. Kështu, ai ua fali dy rekate, derisa Dielli u shfaq sërish (pas eklipsit).” Pastaj u kthye nga ne dhe tha: “Dielli dhe Hëna janë argumente të Allahut. Kur të ndodhë kjo, faluni dhe luteni Allahun, derisa ta largojë (eklipsin) .”
حَدَّثَنِي مُحَمَّدٌ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ الأَعْلَى عَنْ يُونُسَ، عَنِ الْحَسَنِ، عَنْ أَبِي بَكْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: خَسَفَتِ الشَّمْسُ وَنَحْنُ عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ، فَقَامَ يَجُرُّ ثَوْبَهُ مُسْتَعْجِلاً حَتَّى أَتَى الْمَسْجِدَ وَثَابَ النَّاسُ فَصَلَّى رَكْعَتَيْنِ، فَجُلِّيَ عَنْهَا. ثُمَّ أَقْبَلَ عَلَيْنَا وَقَالَ: "إِنَّ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ آيَتَانِ مِنْ آيَاتِ اللَّهِ، فَإِذَا رَأَيْتُمْ مِنْهَا شَيْئًا فَصَلُّوا وَادْعُوا اللَّهَ حَتَّى يَكْشِفَهَا".