Sahihu i Buhariut — Hadithi 5792

Veshjet · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Teksa isha ulur tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ndërkohë Ebu Bekri ishte aty, gruaja e Rifa Kuredhiut erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kam qenë e martuar me Rifanë, por më shkurorëzoi dhe, pasi përfundoi koha e pritjes (e u përmbush shkurorëzimi i përhershëm), u martova me Abdurrahman ibn Zubejrin. Por, për Allahun, o i Dërguari i Allahut, ai e ka (organin të dobët) sikurse një cep rrobe” - dhe kapi një thekë të xhilbabit të saj. Halid ibn Seidi, duke qenë te dera, meqë nuk iu lejua të hyjë, i dëgjoi fjalët e saj dhe tha: “O Ebu Bekër, a nuk po e ndalon këtë grua të shprehet ashtu para të Dërguarit të Allahut ﷺ?!” Për Zotin, i Dërguari i Allahut ﷺ nuk shtoi asgjë, thjesht buzëqeshi dhe i tha asaj: “Dëshiron të kthehesh te Rifai? Jo, pa i shijuar ai marrëdhëniet intime me ty dhe ti me të (Abdurrahmanin) .” Pas kësaj kjo mbeti sunet.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ: أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - زَوْجَ النَّبِيِّ ﷺ قَالَتْ: جَاءَتِ امْرَأَةُ رِفَاعَةَ الْقُرَظِيِّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَأَنَا جَالِسَةٌ، وَعِنْدَهُ أَبُو بَكْرٍ، فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنِّي كُنْتُ تَحْتَ رِفَاعَةَ، فَطَلَّقَنِي فَبَتَّ طَلاَقِي، فَتَزَوَّجْتُ بَعْدَهُ عَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ الزَّبِيرِ، وَإِنَّهُ وَاللَّهِ مَا مَعَهُ، يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِلاَّ مِثْلُ الْهُدْبَةِ. وَأَخَذَتْ هُدْبَةً مِنْ جِلْبَابِهَا. فَسَمِعَ خَالِدُ بْنُ سَعِيدٍ قَوْلَهَا، وَهُوَ بِالْبَابِ لَمْ يُؤْذَنْ لَهُ، قَالَتْ: فَقَالَ خَالِدٌ: يَا أَبَا بَكْرٍ، أَلاَ تَنْهَى هَذِهِ عَمَّا تَجْهَرُ بِهِ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَلاَ وَاللَّهِ مَا يَزِيدُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَلَى التَّبَسُّمِ. فَقَالَ لَهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لَعَلَّكِ تُرِيدِينَ أَنْ تَرْجِعِي إِلَى رِفَاعَةَ، لاَ، حَتَّى يَذُوقَ عُسَيْلَتَكِ وَتَذُوقِي عُسَيْلَتَهُ". فَصَارَ سُنَّةً بَعْدَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5792