{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5796",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5796",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5796",
  "text": "Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Jahja ibn Seidi, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur vdiq Abdullah ibn Ubeji, djali i tij erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut, ma jep këmishën tënde, që me të ta qefinos (babanë tim), e falja namazin dhe kërko falje për të.” I Dërguari i Allahut ﷺ ia dha këmishën dhe i tha: “Kur ta përgatitësh, na lajmëro.” Pasi e përgatiti, ai e lajmëroi, e në atë rast Pejgamberi ﷺ shkoi t'ia falë namazin, por Omeri e tërhoqi dhe i tha: - A nuk ta ka ndaluar Allahu që hipokritëve t'ua falësh namazin e xhenazes? - “Kërko falje për ta, ose mos kërko. Por, edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t'ua falë...” (Teube, 80) - recitoi Pejgamberi ﷺ. Atëherë zbriti ajeti: “Asnjërit prej tyre, kur të vdesin, mos ia fal namazin e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje a vizitë)...” (Teube, 84) Pas kësaj Pejgamberi ﷺ nuk ua fali më namazin e xhenazes (hipokritëve).”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Veshjet",
    "position": 77,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/77/veshjet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5796",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Omeri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا صَدَقَةُ: أَخْبَرَنَا يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ قَالَ: أَخْبَرَنِي نَافِعٌ عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ قَالَ: لَمَّا تُوُفِّيَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أُبَىٍّ، جَاءَ ابْنُهُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَعْطِنِي قَمِيصَكَ أُكَفِّنْهُ فِيهِ، وَصَلِّ عَلَيْهِ وَاسْتَغْفِرْ لَهُ. فَأَعْطَاهُ قَمِيصَهُ وَقَالَ لَهُ: \"إِذَا فَرَغْتَ مِنْهُ فَآذِنَّا\". فَلَمَّا فَرَغَ آذَنَهُ، فَجَاءَ لِيُصَلِّيَ عَلَيْهِ، فَجَذَبَهُ عُمَرُ فَقَالَ: أَلَيْسَ قَدْ نَهَاكَ اللَّهُ أَنْ تُصَلِّيَ عَلَى الْمُنَافِقِينَ؟ فَقَالَ: ﴿اسْتَغْفِرْ لَهُمْ أَوْ لاَ تَسْتَغْفِرْ لَهُمْ إِنْ تَسْتَغْفِرْ لَهُمْ سَبْعِينَ مَرَّةً فَلَنْ يَغْفِرَ اللَّهُ لَهُمْ﴾ [التوبة: ٨٠] فَنَزَلَتْ: ﴿وَلاَ تُصَلِّ عَلَى أَحَدٍ مِنْهُمْ مَاتَ أَبَدًا﴾ [النوبة: ٨٤] فَتَرَكَ الصَّلاَةَ عَلَيْهِمْ.",
    "albanian": "Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Jahja ibn Seidi, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur vdiq Abdullah ibn Ubeji, djali i tij erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut, ma jep këmishën tënde, që me të ta qefinos (babanë tim), e falja namazin dhe kërko falje për të.” I Dërguari i Allahut ﷺ ia dha këmishën dhe i tha: “Kur ta përgatitësh, na lajmëro.” Pasi e përgatiti, ai e lajmëroi, e në atë rast Pejgamberi ﷺ shkoi t'ia falë namazin, por Omeri e tërhoqi dhe i tha: - A nuk ta ka ndaluar Allahu që hipokritëve t'ua falësh namazin e xhenazes? - “Kërko falje për ta, ose mos kërko. Por, edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t'ua falë...” (Teube, 80) - recitoi Pejgamberi ﷺ. Atëherë zbriti ajeti: “Asnjërit prej tyre, kur të vdesin, mos ia fal namazin e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje a vizitë)...” (Teube, 84) Pas kësaj Pejgamberi ﷺ nuk ua fali më namazin e xhenazes (hipokritëve).”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5796.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5796.json"
  }
}