Sahihu i Buhariut — Hadithi 5799

Veshjet · Transmetuesi: Mugire ibn Shuëbe

Shqip

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Zekerija, e ky nga Amiri, e ky nga Urve ibn Mugire se babai i tij Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa isha me Pejgamberin ﷺ në një udhëtim gjatë natës, më tha: “A ke ujë me vete?” - Po, - i thashë. Atëherë zbriti prej kafshës dhe u largua derisa u fsheh nga unë në errësirën e natës. Kur u kthye, unë i hodha ujë me calik e ai lau fytyrën dhe dy duart, ndërkohë kishte të veshur një xhybe prej leshi, kështu që nuk arriti t'i nxjerrë parakrahët prej saj, prandaj i nxori nga ana e poshtme (e brendshme) e xhybes. I lau parakrahët, i dha mes'h kokës, pastaj unë desha t'ia zbath mestet, por ai më tha: “Lëri, sepse i kam mbathur të pastra (me abdes) ”, - dhe u dha mes'h atyre.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا زَكَرِيَّاءُ عَنْ عَامِرٍ، عَنْ عُرْوَةَ بْنِ الْمُغِيرَةِ، عَنْ أَبِيهِ - رضى الله عنه - قَالَ: كُنْتُ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ ذَاتَ لَيْلَةٍ فِي سَفَرٍ فَقَالَ: "أَمَعَكَ مَاءٌ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. فَنَزَلَ عَنْ رَاحِلَتِهِ، فَمَشَى حَتَّى تَوَارَى عَنِّي فِي سَوَادِ اللَّيْلِ. ثُمَّ جَاءَ فَأَفْرَغْتُ عَلَيْهِ الإِدَاوَةَ، فَغَسَلَ وَجْهَهُ وَيَدَيْهِ، وَعَلَيْهِ جُبَّةٌ مِنْ صُوفٍ، فَلَمْ يَسْتَطِعْ أَنْ يُخْرِجَ ذِرَاعَيْهِ مِنْهَا حَتَّى أَخْرَجَهُمَا مِنْ أَسْفَلِ الْجُبَّةِ. فَغَسَلَ ذِرَاعَيْهِ ثُمَّ مَسَحَ بِرَأْسِهِ، ثُمَّ أَهْوَيْتُ لأَنْزِعَ خُفَّيْهِ فَقَالَ: "دَعْهُمَا، فَإِنِّي أَدْخَلْتُهُمَا طَاهِرَتَيْنِ،" فَمَسَحَ عَلَيْهِمَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5799