Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa muslimanë u shpërngulën (nga Meka) në Abisini. Edhe Ebu Bekri u përgatit për hixhret, por Pejgamberi ﷺ i tha: “Mos u ngut, sepse shpresoj se edhe mua do të më jepet leja (për hixhret) .” - Vërtet po shpreson, me babë kurban t'u bëfsha? - e pyeti Ebu Bekri. - “Po” , - i tha Pejgamberi ﷺ. Kështu, Ebu Bekri u ndal për ta shoqëruar Pejgamberin ﷺ dhe, katër muaj rresht, tuboi ushqim për dy deve të tij. Aishja vazhdon: “Një ditë, teksa ne ishim ulur në shtëpinë tonë në mesditë, dikush i tha Ebu Bekrit: “Ja, po vjen i Dërguari i Allahut ﷺ, me kokë të mbështjellë. Ai nuk e kishte zakon të vinte në këtë kohë.” Ebu Bekri tha: “Kurban iu bëfsha me babë e nënë! Betohem në Allahun se nuk ka ardhur në këtë kohë veçse për një gjë të rëndësishme.” Pejgamberi ﷺ erdhi dhe kërkoi leje për të hyrë. Ebu Bekri i dha leje dhe ai, me të hyrë, i tha Ebu Bekrit: “Largoji njerëzit prej shtëpisë.” - Janë familja jote, me babë kurban t'u bëfsha, o i Dërguari i Allahut! - tha Ebu Bekri. - “Më është lejuar të bëj hixhret” , - i tha Pejgamberi ﷺ. - A do të jem shoqërues, me babë kurban t'u bëfsha, o i Dërguari i Allahut? - pyeti Ebu Bekri. - “Po” , - tha i Dërguari i Allahut ﷺ. - Merr njërën prej këtyre dy deveve, me babë kurban t'u bëfsha, o i Dërguari i Allahut! - tha Ebu Bekri. - “Vetëm me pagesë” , - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. Aishja vazhdon: “Kështu, i përgatitëm mirë e mirë dhe ua bëmë gati ushqimin në një çantë. Esma, bija e Ebu Bekrit, ndau një pjesë të shokës dhe me të e lidhi grykën e çantës, gjë për të cilën është quajtur “Zonja e dy shokave”. Pastaj, Pejgamberi ﷺ dhe Ebu Bekri shkuan në një shpellë në kodrën Theur, ku qëndruan tri net. Abdullahu, i biri i Ebu Bekrit, i cili ishte një djalosh i shkathët dhe i zgjuar, e kalonte natën me ta, e pastaj nga fundi i natës largohej prej aty dhe gdhinte me kurejshët në Mekë, sikur e kishte kaluar natën aty. Sa herë që dëgjonte diçka në lidhje me kurthet e planifikuara kundër atyre të dyve, e mbante në mend mirë dhe, posa binte nata, vente tek ata për t'ua kumtuar. Ndërkaq, Amir ibn Fuhejra, rob i liruar i Ebu Bekrit, kulloste një tufë delesh për ata dy, pastaj, me të kaluar një pjesë e natës, i çonte ato pranë tyre dhe kështu e kalonin natën duke pirë qumësht të freskët; ndërsa në agim, largohej prej aty. Kështu veproi tri net.”
حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا هِشَامٌ عَنْ مَعْمَرٍ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: هَاجَرَ إِلَى الْحَبَشَةِ رِجَالٌ مِنَ الْمُسْلِمِينَ، وَتَجَهَّزَ أَبُو بَكْرٍ مُهَاجِرًا، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "عَلَى رِسْلِكَ، فَإِنِّي أَرْجُو أَنْ يُؤْذَنَ لِي". فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: أَوَ تَرْجُوهُ بِأَبِي أَنْتَ؟ قَالَ: "نَعَمْ". فَحَبَسَ أَبُو بَكْرٍ نَفْسَهُ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ لِصُحْبَتِهِ، وَعَلَفَ رَاحِلَتَيْنِ كَانَتَا عِنْدَهُ وَرَقَ السَّمُرِ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ. قَالَ عُرْوَةُ: قَالَتْ عَائِشَةُ: فَبَيْنَا نَحْنُ يَوْمًا جُلُوسٌ فِي بَيْتِنَا فِي نَحْرِ الظَّهِيرَةِ، فَقَالَ قَائِلٌ لأَبِي بَكْرٍ: هَذَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مُقْبِلاً مُتَقَنِّعًا، فِي سَاعَةٍ لَمْ يَكُنْ يَأْتِينَا فِيهَا. قَالَ أَبُو بَكْرٍ: فِدًا لَهُ بِأَبِي وَأُمِّي، وَاللَّهِ إِنْ جَاءَ بِهِ فِي هَذِهِ السَّاعَةِ لَأَمْرٌ. فَجَاءَ النَّبِيُّ ﷺ فَاسْتَأْذَنَ، فَأَذِنَ لَهُ فَدَخَلَ فَقَالَ حِينَ دَخَلَ لأَبِي بَكْرٍ: "أَخْرِجْ مَنْ عِنْدَكَ". قَالَ: إِنَّمَا هُمْ أَهْلُكَ، بِأَبِي أَنْتَ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "فَإِنِّي قَدْ أُذِنَ لِي فِي الْخُرُوجِ". قَالَ: فَالصُّحْبَةُ، بِأَبِي أَنْتَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: "نَعَمْ". قَالَ: فَخُذْ، بِأَبِي أَنْتَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِحْدَى رَاحِلَتَىَّ هَاتَيْنِ. قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "بِالثَّمَنِ". قَالَتْ: فَجَهَّزْنَاهُمَا أَحَثَّ الْجِهَازِ، وَضَعْنَا لَهُمَا سُفْرَةً فِي جِرَابٍ. فَقَطَعَتْ أَسْمَاءُ بِنْتُ أَبِي بَكْرٍ قِطْعَةً مِنْ نِطَاقِهَا، فَأَوْكَتْ بِهِ الْجِرَابَ، وَلِذَلِكَ كَانَتْ تُسَمَّى: ذَاتَ النِّطَاقَيْنِ. ثُمَّ لَحِقَ النَّبِيُّ ﷺ وَأَبُو بَكْرٍ بِغَارٍ فِي جَبَلٍ يُقَالُ لَهُ ثَوْرٌ. فَمَكُثَ فِيهِ ثَلاَثَ لَيَالٍ، يَبِيتُ عِنْدَهُمَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي بَكْرٍ، وَهُوَ غُلاَمٌ شَابٌّ لَقِنٌ ثَقِفٌ، فَيَرْحَلُ مِنْ عِنْدِهِمَا سَحَرًا، فَيُصْبِحُ مِنْ قُرَيْشٍ بِمَكَّةَ كَبَائِتٍ. فَلاَ يَسْمَعُ [أَمْرًا] يُكَادَانِ بِهِ إِلاَّ وَعَاهُ حَتَّى يَأْتِيَهُمَا بِخَبَرِ ذَلِكَ حِينَ يَخْتَلِطُ الظَّلاَمُ. وَيَرْعَى عَلَيْهِمَا عَامِرُ بْنُ فُهَيْرَةَ، مَوْلَى أَبِي بَكْرٍ، مِنْحَةً مِنْ غَنَمٍ، فَيُرِيحُهَا عَلَيْهِمَا حِينَ تَذْهَبُ سَاعَةٌ مِنَ الْعِشَاءِ. فَيَبِيتَانِ فِي رِسْلِهَا حَتَّى يَنْعِقَ بِهِمَا عَامِرُ بْنُ فُهَيْرَةَ بِغَلَسٍ. يَفْعَلُ ذَلِكَ كُلَّ لَيْلَةٍ مِنْ تِلْكَ اللَّيَالِي الثَّلاَثِ.