{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5825",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5825",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5825",
  "text": "Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka rrëfyer Ejubi se Ikrime tregon: “Rifai e shkurorëzoi gruan e tij, e më pas atë grua e martoi Abdurrahman ibn Zubejr Kuredhiu. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shton: “Ajo kishte të veshur një mbulesë të gjelbër. Kështu, ajo iu ankua Aishes dhe ia tregoi shenjat e gjelbra në lëkurën e saj, - ndërkohë gratë i ndihmojnë njëra-tjetrës, - e, kur erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ, Aishja tha: “Nuk kam parë sikurse besimtaret që ballafaqohen (me vështirësi)! Lëkura e saj është më e gjelbër se rroba e saj.” Burri i saj dëgjoi se ajo kishte shkuar tek i Dërguari i Allahut ﷺ, andaj vajti me dy djem të tij, që i kishte me një grua tjetër. Ajo tha: “Për Allahun, unë nuk jam e padëgjueshme ndaj tij, por organi i tij nuk më mjafton, aq sa më mjafton kjo” - dhe kapi një cep të rrobës së saj. Atëherë burri tha: “Për Allahun, po gënjen, o i Dërguari i Allahut, unë e shkund atë siç shkundet lëkura, por prapë ajo është e padëgjueshme, sepse dëshiron të kthehet te Rifai. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Nëse është kështu, ti nuk i lejohesh atij (Rifait) , ose ti nuk bën për të (Rifain) derisa burri yt t'i shijojë marrëdhëniet me ty.” Pejgamberi ﷺ ia pa atij dy djemtë dhe e pyeti: “Djemtë e tu janë këta?” - Po, - tha ai. - “Ky (burri yt i dytë) është ai për të cilin ti po pretendon atë që po pretendon?! Për Allahun, këta i përngjakan atij (babait të tyre) më shumë sesa korbi që i përngjan korbit”, - tha Pejgamberi ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Veshjet",
    "position": 77,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/77/veshjet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5825",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ: أَخْبَرَنَا أَيُّوبُ عَنْ عِكْرِمَةَ: أَنَّ رِفَاعَةَ طَلَّقَ امْرَأَتَهُ، فَتَزَوَّجَهَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ الزَّبِيرِ الْقُرَظِيُّ، قَالَتْ عَائِشَةُ: وَعَلَيْهَا خِمَارٌ أَخْضَرُ. فَشَكَتْ إِلَيْهَا، وَأَرَتْهَا خُضْرَةً بِجِلْدِهَا. فَلَمَّا جَاءَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ - وَالنِّسَاءُ يَنْصُرُ بَعْضُهُنَّ بَعْضًا - قَالَتْ عَائِشَةُ: مَا رَأَيْتُ مِثْلَ مَا يَلْقَى الْمُؤْمِنَاتُ! لَجِلْدُهَا أَشَدُّ خُضْرَةً مِنْ ثَوْبِهَا. قَالَ: وَسَمِعَ أَنَّهَا قَدْ أَتَتْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ، فَجَاءَ وَمَعَهُ ابْنَانِ لَهُ مِنْ غَيْرِهَا. قَالَتْ: وَاللَّهِ مَا لِي إِلَيْهِ مِنْ ذَنْبٍ، إِلاَّ أَنَّ مَا مَعَهُ لَيْسَ بِأَغْنَى عَنِّي مِنْ هَذِهِ. وَأَخَذَتْ هُدْبَةً مِنْ ثَوْبِهَا، فَقَالَ: كَذَبَتْ وَاللَّهِ يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنِّي لأَنْفُضُهَا نَفْضَ الأَدِيمِ، وَلَكِنَّهَا نَاشِزٌ تُرِيدُ رِفَاعَةَ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"فَإِنْ كَانَ ذَلِكَ لَمْ تَحِلِّي لَهُ، أَوْ لَمْ تَصْلُحِي لَهُ، حَتَّى يَذُوقَ مِنْ عُسَيْلَتِكِ\". قَالَ: وَأَبْصَرَ مَعَهُ ابْنَيْنِ لَهُ فَقَالَ: \"بَنُوكَ هَؤُلاَءِ؟\" قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: \"هَذَا الَّذِي تَزْعُمِينَ مَا تَزْعُمِينَ، فَوَاللَّهِ لَهُمْ أَشْبَهُ بِهِ مِنَ الْغُرَابِ بِالْغُرَابِ\".",
    "albanian": "Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka rrëfyer Ejubi se Ikrime tregon: “Rifai e shkurorëzoi gruan e tij, e më pas atë grua e martoi Abdurrahman ibn Zubejr Kuredhiu. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shton: “Ajo kishte të veshur një mbulesë të gjelbër. Kështu, ajo iu ankua Aishes dhe ia tregoi shenjat e gjelbra në lëkurën e saj, - ndërkohë gratë i ndihmojnë njëra-tjetrës, - e, kur erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ, Aishja tha: “Nuk kam parë sikurse besimtaret që ballafaqohen (me vështirësi)! Lëkura e saj është më e gjelbër se rroba e saj.” Burri i saj dëgjoi se ajo kishte shkuar tek i Dërguari i Allahut ﷺ, andaj vajti me dy djem të tij, që i kishte me një grua tjetër. Ajo tha: “Për Allahun, unë nuk jam e padëgjueshme ndaj tij, por organi i tij nuk më mjafton, aq sa më mjafton kjo” - dhe kapi një cep të rrobës së saj. Atëherë burri tha: “Për Allahun, po gënjen, o i Dërguari i Allahut, unë e shkund atë siç shkundet lëkura, por prapë ajo është e padëgjueshme, sepse dëshiron të kthehet te Rifai. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Nëse është kështu, ti nuk i lejohesh atij (Rifait) , ose ti nuk bën për të (Rifain) derisa burri yt t'i shijojë marrëdhëniet me ty.” Pejgamberi ﷺ ia pa atij dy djemtë dhe e pyeti: “Djemtë e tu janë këta?” - Po, - tha ai. - “Ky (burri yt i dytë) është ai për të cilin ti po pretendon atë që po pretendon?! Për Allahun, këta i përngjakan atij (babait të tyre) më shumë sesa korbi që i përngjan korbit”, - tha Pejgamberi ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5825.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5825.json"
  }
}