Sahihu i Buhariut — Hadithi 5828

Veshjet · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Katadja se Ebu Othman Nehdiu tregon: “Teksa ishim me Utbe ibn Ferkadin në Azerbajxhan, na erdhi letra prej Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar mëndafshin (për burrat), përveç kaq - dhe tregoi me dy gishtat që vijnë pas gishtit të madh.” Ebu Othmani thotë: “Për aq sa e dimë, kishte për qëllim larimet.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا قَتَادَةُ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا عُثْمَانَ النَّهْدِيَّ قَالَ: أَتَانَا كِتَابُ عُمَرَ، وَنَحْنُ مَعَ عُتْبَةَ بْنِ فَرْقَدٍ بِأَذْرَبِيجَانَ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ نَهَى عَنِ الْحَرِيرِ إِلاَّ هَكَذَا، وَأَشَارَ بِإِصْبَعَيْهِ اللَّتَيْنِ تَلِيَانِ الإِبْهَامَ. قَالَ: فِيمَا عَلِمْنَا أَنَّهُ يَعْنِي الأَعْلاَمَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5828