Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Asimi se Ebu Othman Nehdiu tregon: “Teksa ishim në Azerbajxhan, Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na shkroi se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar veshjen e mëndafshit (për burrat), përveç kaq - dhe Pejgamberi ﷺ na i tregoi dy gishtat e tij.” Zuhejri, e ngriti gishtin tregues dhe të mesëm.
حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ: حَدَّثَنَا زُهَيْرٌ: حَدَّثَنَا عَاصِمٌ عَنْ أَبِي عُثْمَانَ قَالَ: كَتَبَ إِلَيْنَا عُمَرُ وَنَحْنُ بِأَذْرَبِيجَانَ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ نَهَى عَنْ لُبْسِ الْحَرِيرِ إِلاَّ هَكَذَا، وَصَفَّ لَنَا النَّبِيُّ ﷺ إِصْبَعَيْهِ. وَرَفَعَ زُهَيْرٌ الْوُسْطَى وَالسَّبَّابَةَ.