Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Tejmiu se Ebu Othman Nehdiu tregon: “Teksa ishim me Utben, Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i shkroi atij se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse mëndafshi vishet në dynja, nuk do të vishet në ahiret.” Ebu Othmani tregoi me dy gishta: me gishtin tregues dhe të mesmin. Hasen ibn Omeri na ka thënë: “Na ka treguar Muëtemiri, e këtij i ka treguar babai i vet, e këtij i ka treguar Ebu Othmani, duke bërë me shenjë me dy gishtat e tij, treguesin dhe të mesmin.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى عَنِ التَّيْمِيِّ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ قَالَ: كُنَّا مَعَ عُتْبَةَ فَكَتَبَ إِلَيْهِ عُمَرُ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "لاَ يُلْبَسُ الْحَرِيرُ فِي الدُّنْيَا، إِلاَّ لَمْ يُلْبَسْ مِنْهُ شَيْءٌ فِي الآخِرَةِ". وَأَشَارَ أَبُو عُثْمَانَ بِإِصْبَعَيْهِ، الْمُسَبِّحَةِ وَالْوُسْطَى. حَدَّثَنَا الْحَسَنُ بْنُ عُمَرَ: حَدَّثَنَا مُعْتَمِرٌ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا أَبُو عُثْمَانَ: وَأَشَارَ أَبُو عُثْمَانَ بِإِصْبَعَيْهِ، الْمُسَبِّحَةِ وَالْوُسْطَى.