Sahihu i Buhariut — Hadithi 5831

Veshjet · Transmetuesi: Hudhejfe ibn Jemani

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi se Ebu Lejla tregon: “Teksa Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ishte në Medain, kërkoi ujë. Dihkani i solli një enë të argjendtë me ujë, por ai e gjuajti me të dhe tha: “Nuk e gjuajta për tjetër, veçse për shkak se unë ia ndalova këtë e ai nuk iu bind ndalesës. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ari, argjendi, mëndafshi dhe veshjet e përziera me mëndafsh janë për ta (jobesimtarët) në dynja, kurse për ju në ahiret.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ عَنِ الْحَكَمِ، عَنِ ابْنِ أَبِي لَيْلَى قَالَ: كَانَ حُذَيْفَةُ بِالْمَدَائِنِ فَاسْتَسْقَى، فَأَتَاهُ دِهْقَانٌ بِمَاءٍ فِي إِنَاءٍ مِنْ فِضَّةٍ فَرَمَاهُ بِهِ، وَقَالَ: إِنِّي لَمْ أَرْمِهِ إِلاَّ أَنِّي نَهَيْتُهُ فَلَمْ يَنْتَهِ. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "الذَّهَبُ، وَالْفِضَّةُ، وَالْحَرِيرُ، وَالدِّيبَاجُ، هِيَ لَهُمْ فِي الدُّنْيَا، وَلَكُمْ فِي الآخِرَةِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5831