Sahihu i Buhariut — Hadithi 5835

Veshjet · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka treguar Ali ibn Mubareku, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri se Imran ibn Hitani tregon: “E pyeta Aishen për mëndafshin, por ajo më tha: “Shko pyete Ibn Abasin.” Kështu, e pyeta Ibn Abasin, i cili më tha: “Pyete Ibn Omerin.” E, kur e pyeta Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), më tha: “Më ka treguar Ebu Hafsi, domethënë Omer ibn Hatabi, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mëndafshin e vesh në dynja ai që nuk ka hise në ahiret.” Imrani shton: “Të vërtetën e ka thënë. Ebu Hafsi nuk gënjen ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Abdullah ibn Rexhai ka thënë: “Na ka treguar Harbi nga Jahjai, e këtij i ka treguar Imrani hadithin në fjalë.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ عُمَرَ: حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ الْمُبَارَكِ عَنْ يَحْيَى بْنِ أَبِي كَثِيرٍ، عَنْ عِمْرَانَ بْنِ حِطَّانَ قَالَ: سَأَلْتُ عَائِشَةَ عَنِ الْحَرِيرِ فَقَالَتِ: ائْتِ ابْنَ عَبَّاسٍ فَسَلْهُ. قَالَ: فَسَأَلْتُهُ فَقَالَ: سَلِ ابْنَ عُمَرَ. قَالَ: فَسَأَلْتُ ابْنَ عُمَرَ فَقَالَ: أَخْبَرَنِي أَبُو حَفْصٍ - يَعْنِي عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "إِنَّمَا يَلْبَسُ الْحَرِيرَ فِي الدُّنْيَا مَنْ لاَ خَلاَقَ لَهُ فِي الآخِرَةِ". فَقُلْتُ: صَدَقَ، وَمَا كَذَبَ أَبُو حَفْصٍ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. وَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ رَجَاءٍ: حَدَّثَنَا حَرْبٌ عَنْ يَحْيَى: حَدَّثَنِي عِمْرَانُ وَقَصَّ الْحَدِيثَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5835