Sahihu i Buhariut — Hadithi 5837

Veshjet · Transmetuesi: Hudhejfe ibn Jemani

Shqip

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Vehb ibn Xheriri, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky e ka dëgjuar Ibn Ebu Nexhihun, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ibn Ebu Lejla se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Pejgamberi ﷺ na ka ndaluar të hamë e të pimë në enë të arit e të argjendit. Po ashtu, (na ka ndaluar) veshjen e mëndafshit dhe rrobave të përziera me mëndafsh, si dhe të ulemi në to.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيٌّ: حَدَّثَنَا وَهْبُ بْنُ جَرِيرٍ: حَدَّثَنَا أَبِي قَالَ: سَمِعْتُ ابْنَ أَبِي نَجِيحٍ عَنْ مُجَاهِدٍ، عَنِ ابْنِ أَبِي لَيْلَى، عَنْ حُذَيْفَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: نَهَانَا النَّبِيُّ ﷺ أَنْ نَشْرَبَ فِي آنِيَةِ الذَّهَبِ وَالْفِضَّةِ، وَأَنْ نَأْكُلَ فِيهَا، وَعَنْ لُبْسِ الْحَرِيرِ وَالدِّيبَاجِ، وَأَنْ نَجْلِسَ عَلَيْهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5837