Sahihu i Buhariut — Hadithi 5840

Veshjet · Transmetuesi: Ali ibn Ebu Talibi

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe. [t]: Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulmelik ibn Mejsera, e ky nga Zejd ibn Vehbiu se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më dhuroi një palë rroba të thurura pjesërisht me mëndafsh dhe, kur dola i veshur me të, vërejta pakënaqësinë në fytyrën e tij, andaj atë rrobë ua dhurova grave të mia.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ؛ [ح:] وَحَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ عَنْ عَبْدِ الْمَلِكِ بْنِ مَيْسَرَةَ، عَنْ زَيْدِ بْنِ وَهْبٍ، عَنْ عَلِيٍّ بْنِ أَبِي طَالِبٍ - رضى الله عنه - قَالَ: كَسَانِي النَّبِيُّ ﷺ حُلَّةً سِيَرَاءَ، فَخَرَجْتُ فِيهَا، فَرَأَيْتُ الْغَضَبَ فِي وَجْهِهِ، فَشَقَّقْتُهَا بَيْنَ نِسَائِي.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5840