Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu se Hind bint Harithi tregon se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një natë, Pejgamberi ﷺ u zgjua dhe tha: “La ilahe il-lallah! Sa sprova kanë zbritur sonte e sa thesare janë hapur! Kush i zgjon zonjat e shtëpive (gratë e tij) ? Sa të veshura në dynja mund të jenë të zhveshura në Ditën e Kiametit!” Zuhriu tregon: “Hindi kishte në mëngët e saj disa pulla, ne mes të gishtave (që të mos zbulohet).”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَتْنِي هِنْدُ بِنْتُ الْحَارِثِ عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَتْ: اسْتَيْقَظَ النَّبِيُّ ﷺ مِنَ اللَّيْلِ وَهُوَ يَقُولُ: "لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، مَاذَا أُنْزِلَ اللَّيْلَةَ مِنَ الْفِتْنَةِ!؟ مَاذَا أُنْزِلَ مِنَ الْخَزَائِنِ!؟ مَنْ يُوقِظُ صَوَاحِبَ الْحُجُرَاتِ؟ كَمْ مِنْ كَاسِيَةٍ فِي الدُّنْيَا عَارِيَةٍ يَوْمَ الْقِيَامَةِ !؟" قَالَ الزُّهْرِيُّ: وَكَانَتْ هِنْدٌ لَهَا أَزْرَارٌ فِي كُمَّيْهَا بَيْنَ أَصَابِعِهَا.