Sahihu i Buhariut — Hadithi 5845

Veshjet · Transmetuesi: Umu Halid bint Halid ibn Saidi

Shqip

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Is'hak ibn Seid ibn Amër ibn Seid ibn Asi, e këtij i ka treguar babai i tij se Umu Halid bint Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën disa rroba, ndër to ishte edhe një rrobë e vogël e zezë me larime.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Kujt po thoni t'ia veshim këtë rrobë?” Ata heshtën, andaj ai tha: “Silleni Umu Halidin.” Mua më sollën te Pejgamberi ﷺ, kështu që Pejgamberi ﷺ ma veshi atë me dorën e tij, pastaj më tha dy herë: “U rritsh dhe e grissh!” Pejgamberi ﷺ e shikonte larën e rrobës dhe bënte me dorë nga unë, pastaj tha: “Oj Umu Halid, kjo është e bukur !” Is'haku ka thënë: “Një familjare imja më ka treguar se atë rrobë ia ka parë të veshur Umu Halidit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ سَعِيدِ بْنِ عَمْرِو بْنِ سَعِيدِ بْنِ الْعَاصِ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبِي قَالَ: حَدَّثَتْنِي أُمُّ خَالِدٍ، بِنْتُ خَالِدٍ قَالَتْ: أُتِيَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِثِيَابٍ فِيهَا خَمِيصَةٌ سَوْدَاءُ فَقَالَ: "مَنْ تَرَوْنَ نَكْسُوهَا هَذِهِ الْخَمِيصَةَ؟" فَأُسْكِتَ الْقَوْمُ. فَقَالَ: "ائْتُونِي بِأُمِّ خَالِدٍ". فَأُتِيَ بِي النَّبِيُّ ﷺ فَأَلْبَسَنِيهَا بِيَدِهِ وَقَالَ: "أَبْلِي وَأَخْلِقِي " مَرَّتَيْنِ. فَجَعَلَ يَنْظُرُ إِلَى عَلَمِ الْخَمِيصَةِ، وَيُشِيرُ بِيَدِهِ إِلَىَّ وَيَقُولُ: "يَا أُمَّ خَالِدٍ، هَذَا سَنَا". وَالسَّنَا، بِلِسَانِ الْحَبَشِيَّةِ: الْحَسَنُ. قَالَ إِسْحَاقُ: حَدَّثَتْنِي امْرَأَةٌ مِنْ أَهْلِي: أَنَّهَا رَأَتْهُ عَلَى أُمِّ خَالِدٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5845