Sahihu i Buhariut — Hadithi 5866

Veshjet · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Ubejdullahu nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ filloi të mbante një unazë ari, - ose ka thënë: argjendi, - dhe gurin e saj e ktheu nga shuplaka. Në të e gdhendi: “Muhamed, Resul, Allah (Muhamedi, i Dërguari i Allahut), e edhe njerëzit filluan të mbanin unaza sikurse ai. E, kur Pejgamberi ﷺ pa se ata vunë unaza, e hodhi unazën e vet dhe tha: “Kurrë më nuk do ta mbaj atë.” Pastaj mori një unazë të argjendtë, e edhe njerëzit filluan të mbanin unaza të argjendta. Pas Pejgamberit ﷺ atë unazë e mbajti Ebu Bekri, pastaj Omeri, pastaj Othmani, derisa i ra në bunarin Eris.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يُوسُفُ بْنُ مُوسَى: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ: حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ اتَّخَذَ خَاتَمًا مِنْ ذَهَبٍ - أَوْ فِضَّةٍ، - وَجَعَلَ فَصَّهُ مِمَّا يَلِي كَفَّهُ، وَنَقَشَ فِيهِ: مُحَمَّدٌ رَسُولُ اللَّهِ. فَاتَّخَذَ النَّاسُ مِثْلَهُ. فَلَمَّا رَآهُمْ قَدِ اتَّخَذُوهَا رَمَى بِهِ، وَقَالَ: "لاَ أَلْبَسُهُ أَبَدًا". ثُمَّ اتَّخَذَ خَاتَمًا مِنْ فِضَّةٍ، فَاتَّخَذَ النَّاسُ خَوَاتِيمَ الْفِضَّةِ. قَالَ ابْنُ عُمَرَ: فَلَبِسَ الْخَاتَمَ بَعْدَ النَّبِيِّ ﷺ أَبُو بَكْرٍ ثُمَّ عُمَرُ ثُمَّ عُثْمَانُ، حَتَّى وَقَعَ مِنْ عُثْمَانَ فِي بِئْرِ أَرِيسَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5866