Sahihu i Buhariut — Hadithi 5868

Veshjet · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Jahja ibn Bukejri më ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se në dorën e të Dërguarit të Allahut ﷺ pa një unazë të argjendtë, të cilën e kishte mbajtur vetëm një ditë. Pastaj, edhe njerëzit porositën unaza të argjendta dhe i mbajtën ato. Më pas, i Dërguari i Allahut ﷺ e hodhi atë, e edhe njerëzit i hodhën unazat e tyre. Transmetimin e Junusit e fuqizojnë Ibrahim ibn Sadi, Zijadi dhe Shuajbi nga Zuhriu. Ibn Musafiri transmeton se Zuhriu ka thënë: “Është parë duke bartur një unazë të argjendtë.”

Arabisht

حَدَّثَنِي يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ عَنْ يُونُسَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: حَدَّثَنِي أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: أَنَّهُ رَأَى فِي يَدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ خَاتَمًا مِنْ وَرِقٍ يَوْمًا وَاحِدًا، ثُمَّ إِنَّ النَّاسَ اصْطَنَعُوا الْخَوَاتِيمَ مِنْ وَرِقٍ وَلَبِسُوهَا، فَطَرَحَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ خَاتَمَهُ، فَطَرَحَ النَّاسُ خَوَاتِيمَهُمْ. تَابَعَهُ إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ، وَزِيَادٌ، وَشُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ. وَقَالَ ابْنُ مُسَافِرٍ عَنِ الزُّهْرِيِّ: أُرَى خَاتَمًا مِنْ وَرِقٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5868