{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5871",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5871",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5871",
  "text": "Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Hazimi, e ky nga babai i tij se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Kam ardhur të ta ofroj veten time.” Ajo qëndroi gjatë, ndërkohë Pejgamberi ﷺ i drejtoi sytë nga ajo dhe e shikoi mirë. Pasi u zgjat ndeja e saj, një burrë tha: “Më marto mua me të, nëse ti nuk ke nevojë.” - “A ke diçka për t'i ofruar?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Nuk kam asgjë! - iu përgjigj ai. - “Shko dhe kërko”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Ai shkoi e, kur u kthye, tha: “Jo, për Allahun, nuk gjeta asgjë.” - “Shko dhe kërko, qoftë dhe një unazë prej hekuri!” - i tha Pejgamberi ﷺ. Ai shkoi dhe u kthye, pastaj tha: “Jo, për Allahun, nuk gjeta asgjë, madje as dhe një unazë prej hekuri.” Sehli shton: “Ai kishte izar, por nuk kishte rida, andaj tha: “Po ia jap izarin për mehër.” - “Izarin tënd? Nëse ajo e vesh atë, s'do të mbetet gjë për ty, e, nëse ti e vesh atë, s'do të të mbetet gjë për gruan”, - tha Pejgamberi ﷺ. Burri u largua dhe u ul. Kur Pejgamberi ﷺ pa se ishte larguar, urdhëroi që të thirret dhe i tha: “Sa di prej Kuranit?” Duke numëruar suret, tha: “Di këtë sure dhe këtë sure.” - “Po të martoj me të, e për mehër mësoja pjesët që di përmendsh prej Kuranit”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Veshjet",
    "position": 77,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/77/veshjet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5871",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Sad Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ أَبِي حَازِمٍ عَنْ أَبِيهِ: أَنَّهُ سَمِعَ سَهْلاً يَقُولُ: جَاءَتِ امْرَأَةٌ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَتْ: جِئْتُ أَهَبُ نَفْسِي. فَقَامَتْ طَوِيلاً فَنَظَرَ وَصَوَّبَ، فَلَمَّا طَالَ مُقَامُهَا فَقَالَ رَجُلٌ: زَوِّجْنِيهَا إِنْ لَمْ تَكُنْ لَكَ بِهَا حَاجَةٌ. قَالَ: \"عِنْدَكَ شَىْءٌ تُصْدِقُهَا؟\" قَالَ: لاَ. قَالَ: \"انْظُرْ\". فَذَهَبَ ثُمَّ رَجَعَ فَقَالَ: وَاللَّهِ إِنْ وَجَدْتُ شَيْئًا. قَالَ: \"اذْهَبْ فَالْتَمِسْ وَلَوْ خَاتَمًا مِنْ حَدِيدٍ\". فَذَهَبَ ثُمَّ رَجَعَ قَالَ: لاَ وَاللَّهِ وَلاَ خَاتَمًا مِنْ حَدِيدٍ. وَعَلَيْهِ إِزَارٌ مَا عَلَيْهِ رِدَاءٌ. فَقَالَ أُصْدِقُهَا إِزَارِي؟ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"إِزَارُكَ إِنْ لَبِسَتْهُ لَمْ يَكُنْ عَلَيْكَ مِنْهُ شَىْءٌ، وَإِنْ لَبِسْتَهُ لَمَ يَكُنْ عَلَيْهَا مِنْهُ شَىْءٌ\". فَتَنَحَّى الرَّجُلُ فَجَلَسَ فَرَآهُ النَّبِيُّ ﷺ مُوَلِّيًا فَأَمَرَ بِهِ فَدُعِيَ فَقَالَ: \"مَا مَعَكَ مِنَ الْقُرْآنِ؟\" قَالَ: سُورَةُ كَذَا وَكَذَا؛ لِسُوَرٍ عَدَّدَهَا. قَالَ: \"قَدْ مَلَّكْتُكَهَا بِمَا مَعَكَ مِنَ الْقُرْآنِ\".",
    "albanian": "Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Hazimi, e ky nga babai i tij se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Kam ardhur të ta ofroj veten time.” Ajo qëndroi gjatë, ndërkohë Pejgamberi ﷺ i drejtoi sytë nga ajo dhe e shikoi mirë. Pasi u zgjat ndeja e saj, një burrë tha: “Më marto mua me të, nëse ti nuk ke nevojë.” - “A ke diçka për t'i ofruar?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Nuk kam asgjë! - iu përgjigj ai. - “Shko dhe kërko”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Ai shkoi e, kur u kthye, tha: “Jo, për Allahun, nuk gjeta asgjë.” - “Shko dhe kërko, qoftë dhe një unazë prej hekuri!” - i tha Pejgamberi ﷺ. Ai shkoi dhe u kthye, pastaj tha: “Jo, për Allahun, nuk gjeta asgjë, madje as dhe një unazë prej hekuri.” Sehli shton: “Ai kishte izar, por nuk kishte rida, andaj tha: “Po ia jap izarin për mehër.” - “Izarin tënd? Nëse ajo e vesh atë, s'do të mbetet gjë për ty, e, nëse ti e vesh atë, s'do të të mbetet gjë për gruan”, - tha Pejgamberi ﷺ. Burri u largua dhe u ul. Kur Pejgamberi ﷺ pa se ishte larguar, urdhëroi që të thirret dhe i tha: “Sa di prej Kuranit?” Duke numëruar suret, tha: “Di këtë sure dhe këtë sure.” - “Po të martoj me të, e për mehër mësoja pjesët që di përmendsh prej Kuranit”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5871.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5871.json"
  }
}