Sahihu i Buhariut — Hadithi 5873

Veshjet · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Muhamed ibn Selami më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullah ibn Numejri, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ mori një unazë argjendi dhe e vuri në dorë (gisht). Pastaj kaloi në dorën e Ebu Bekrit, pastaj në dorën e Omerit, pastaj në dorën e Othmanit, derisa i ra në pusin Eris. Mbishkrimi i saj ishte: “Muhamed, Resul, Allah (Muhamedi, i Dërguari i Allahut).”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ سَلاَمٍ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ نُمَيْرٍ عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: اتَّخَذَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ خَاتَمًا مِنْ وَرِقٍ، وَكَانَ فِي يَدِهِ، ثُمَّ كَانَ بَعْدُ فِي يَدِ أَبِي بَكْرٍ، ثُمَّ كَانَ بَعْدُ فِي يَدِ عُمَرَ، ثُمَّ كَانَ بَعْدُ فِي يَدِ عُثْمَانَ، حَتَّى وَقَعَ بَعْدُ فِي بِئْرِ أَرِيسَ. نَقْشُهُ: مُحَمَّدٌ رَسُولُ اللَّهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5873