Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur Pejgamberi ﷺ vendosi t'u shkruajë romakëve, dikush i tha: “Ata nuk e lexojnë letrën tënde të pavulosur. Kështu, Pejgamberi ﷺ vendosi një unazë argjendi dhe aty gdhendi “Muhamed, Resul, Allah (Muhamedi, i Dërguari i Allahut)”. Sikur po e shoh tani tek shkëlqente në dorën e tij.”
حَدَّثَنَا آدَمُ بْنُ أَبِي إِيَاسٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا أَرَادَ النَّبِيُّ ﷺ أَنْ يَكْتُبَ إِلَى الرُّومِ قِيلَ لَهُ: إِنَّهُمْ لَنْ يَقْرَءُوا كِتَابَكَ إِذَا لَمْ يَكُنْ مَخْتُومًا. فَاتَّخَذَ خَاتَمًا مِنْ فِضَّةٍ، وَنَقْشُهُ: مُحَمَّدٌ رَسُولُ اللَّهِ. فَكَأَنَّمَا أَنْظُرُ إِلَى بَيَاضِهِ فِي يَدِهِ.