Is'hak ibn Ibrahim Handhaliu më ka thënë: Na ka rrëfyer Jahja ibn Ademi, e këtij i ka treguar Verka ibn Omeri, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Zaide, e ky nga Nafi ibn Xhubejri se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha me të Dërguarin e Allahut ﷺ në një prej tregjeve të Medinës, pastaj ai u kthye (te shtëpia e Fatimes), e edhe unë u ktheva dhe tha tri herë: “Ku është vogëlushi? Thirreni Hasen ibn Aliun.” Atëherë Haseni u ngrit dhe erdhi duke ecur, ndërsa në qafë kishte një gjerdan të thjeshtë. Pejgamberi ﷺ i hapi krahët, e edhe Haseni, e përqafoi atë dhe tha: “O Allah, unë e dua atë, andaj duaje edhe Ti dhe duaji ata që e duan atë!” Ebu Hurejra shton: “Askush nuk ishte më i dashur tek unë sesa Hasen ibn Aliu, pas asaj që i Dërguari i Allahut ﷺ tha për të.”
حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ الْحَنْظَلِيُّ: أَخْبَرَنَا يَحْيَى بْنُ آدَمَ: حَدَّثَنَا وَرْقَاءُ بْنُ عُمَرَ عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي يَزِيدَ، عَنْ نَافِعِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: كُنْتُ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي سُوقٍ مِنْ أَسْوَاقِ الْمَدِينَةِ، فَانْصَرَفَ فَانْصَرَفْتُ فَقَالَ: "أَيْنَ لُكَعُ؟ - ثَلاَثًا - ادْعُ الْحَسَنَ بْنَ عَلِيٍّ". فَقَامَ الْحَسَنُ بْنُ عَلِيٍّ يَمْشِي، وَفِي عُنُقِهِ السِّخَابُ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ بِيَدِهِ هَكَذَا، فَقَالَ الْحَسَنُ: بِيَدِهِ هَكَذَا، فَالْتَزَمَهُ فَقَالَ: "اللَّهُمَّ إِنِّي أُحِبُّهُ، فَأَحِبَّهُ، وَأَحِبَّ مَنْ يُحِبُّهُ". قَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: فَمَا كَانَ أَحَدٌ أَحَبَّ إِلَىَّ مِنَ الْحَسَنِ بْنِ عَلِيٍّ بَعْدَمَا قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مَا قَالَ.