Sahihu i Buhariut — Hadithi 59

Dituria · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu. [t]: Ibrahim ibn Mundhiri më ka treguar se Muhamed ibn Fulejhu ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Hilal ibn Aliu, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa Pejgamberi ﷺ po u fliste njerëzve në një tubim, i vajti një beduin e i tha: “Kur do të ndodhë Kiameti?” I Dërguari i Allahut ﷺ vazhdoi fjalimin e tij (pa dhënë përgjigje). Disa thanë se e dëgjoi pyetjen, por nuk i pëlqeu, e disa të tjerë thanë se nuk e dëgjoi fare. Pasi Pejgamberi ﷺ e përfundoi fjalimin, tha: “Ku është ai që pyeti rreth Kiametit?” - Ja ku jam, o i Dërguari i Allahut, - tha ai. - “Kur të humbet besnikëria, prite Kiametin”, - tha Pejgamberi ﷺ. - Po si humbet besnikëria? - pyeti ai. Pejgamberi ﷺ tha: “Kur punët t'u besohen atyre që nuk janë kompetentë, atëherë priteni Kiametin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سِنَانٍ قَالَ: حَدَّثَنَا فُلَيْحٌ؛ [ح:] وَحَدَّثَنِي إِبْرَاهِيمُ بْنُ الْمُنْذِرِ قَالَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ فُلَيْحٍ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبِي قَالَ: حَدَّثَنِي هِلاَلُ بْنُ عَلِيٍّ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: بَيْنَمَا النَّبِيُّ ﷺ فِي مَجْلِسٍ يُحَدِّثُ الْقَوْمَ جَاءَهُ أَعْرَابِيٌّ فَقَالَ: مَتَى السَّاعَةُ؟ فَمَضَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يُحَدِّثُ، فَقَالَ بَعْضُ الْقَوْمِ: سَمِعَ مَا قَالَ، فَكَرِهَ مَا قَالَ، وَقَالَ بَعْضُهُمْ: بَلْ لَمْ يَسْمَعْ، حَتَّى إِذَا قَضَى حَدِيثَهُ قَالَ: "أَيْنَ -أُرَاهُ - السَّائِلُ عَنِ السَّاعَةِ؟" قَالَ: هَا أَنَا يَا رَسُولَ اللَّهِ! قَالَ: "فَإِذَا ضُيِّعَتِ الأَمَانَةُ فَانْتَظِرِ السَّاعَةَ". قَالَ: كَيْفَ إِضَاعَتُهَا؟ قَالَ: " إِذَا وُسِّدَ الأَمْرُ إِلَى غَيْرِ أَهْلِهِ فَانْتَظِرِ السَّاعَةَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/59