Sahihu i Buhariut — Hadithi 5900

Veshjet · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Malik ibn Enesi, e ky nga Rebia ibn Ebu Abdurrahmani se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ nuk ishte dallueshëm i gjatë e as i shkurtër; nuk ishte shumë i bardhë e as i zeshkët; flokët nuk i kishte kaçurrelë e as krejtësisht të drejtë. Kur i erdhi shpallja, ishte dyzetvjeçar. Në Mekë qëndroi dhjetë vjet dhe dhjetë të tjerë në Medinë. Vdiq kur i kishte mbi gjashtëdhjetë vjet, ndërkohë që nuk kishte më shumë se njëzet qime të thinjura në kokë dhe në mjekër.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكُ بْنُ أَنَسٍ عَنْ رَبِيعَةَ بْنِ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: أَنَّهُ سَمِعَهُ يَقُولُ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لَيْسَ بِالطَّوِيلِ الْبَائِنِ، وَلاَ بِالْقَصِيرِ، وَلَيْسَ بِالأَبْيَضِ الأَمْهَقِ، وَلَيْسَ بِالآدَمِ، وَلَيْسَ بِالْجَعْدِ الْقَطَطِ، وَلاَ بِالسَّبْطِ، بَعَثَهُ اللَّهُ عَلَى رَأْسِ أَرْبَعِينَ سَنَةً، فَأَقَامَ بِمَكَّةَ عَشْرَ سِنِينَ، وَبِالْمَدِينَةِ عَشْرَ سِنِينَ، وَتَوَفَّاهُ اللَّهُ عَلَى رَأْسِ سِتِّينَ سَنَةً، وَلَيْسَ فِي رَأْسِهِ وَلِحْيَتِهِ عِشْرُونَ شَعَرَةً بَيْضَاءَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5900