Sahihu i Buhariut — Hadithi 5931

Veshjet · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Othmani na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi se Alkame tregon se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Allahu i mallkoftë ato që i bëjnë tatuazh tjetrës dhe ato që kërkojnë t'u bëhet tatuazh; ato që i shkulin qimet e fytyrës dhe ato që i rrallojnë dhëmbët për zbukurim, të cilat e ndryshojnë krijimin e Allahut të Lartësuar!” Përse të mos i mallkoj ato që i ka mallkuar Pejgamberi ﷺ, ndërkohë këtë e kemi në Librin e Allahut: “Çfarëdo që t'ju japë i Dërguari, merreni, e çfarëdo që t'ju ndalojë, hiqni dorë prej saj...” (Hashër, 7)

Arabisht

حَدَّثَنَا عُثْمَانُ: حَدَّثَنَا [جَرِيرٌ] عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ: لَعَنَ اللَّهُ الْوَاشِمَاتِ وَالْمُسْتَوْشِمَاتِ، وَالْمُتَنَمِّصَاتِ وَالْمُتَفَلِّجَاتِ لِلْحُسْنِ، الْمُغَيِّرَاتِ خَلْقَ اللَّهِ تَعَالَى. مَالِي لاَ أَلْعَنُ مَنْ لَعَنَ النَّبِيُّ ﷺ وَهُوَ فِي كِتَابِ اللَّهِ: ﴿وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا ۚ﴾؟ [الحشر: ٧]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5931