Sahihu i Buhariut — Hadithi 5937

Veshjet · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i mallkoftë ato që ia zgjasin (vazhdojnë) flokët tjetrës (me flokë të tjerë) dhe ato që kërkojnë t'u zgjaten flokët e tyre , si dhe ato që ua bëjnë tatuazhin tjetrës dhe ato që kërkojnë t'u bëhet tatuazhi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مُقَاتِلٍ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "لَعَنَ اللَّهُ الْوَاصِلَةَ وَالْمُسْتَوْصِلَةَ، وَالْوَاشِمَةَ وَالْمُسْتَوْشِمَةَ". قَالَ نَافِعٌ: الْوَشْمُ فِي اللِّثَةِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5937