Sahihu i Buhariut — Hadithi 5939

Veshjet · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi se Alkame tregon se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i mallkoi ato që u bëjnë tatuazh të tjerave, ato që ua shkulin qimet e fytyrës të tjerave dhe ato që i rrallojnë dhëmbët për zbukurim, të cilat e ndryshojnë krijimin e Allahut. Umu Jakubi i tha: “Ç'është kjo?!” - Përse të mos i mallkoj ato që i ka mallkuar i Dërguari i Allahut ﷺ, ndërkohë këtë e kemi në Librin e Allahut! - tha Abdullahu. - Për Allahun, unë e kam lexuar tërë atë që është mes dy kapakëve, porse nuk e kam hasur këtë! - tha ajo. - Për Allahun, sikur ta lexoje, do ta gjeje: “Çfarëdo që t'ju japë i Dërguari, merreni, e çfarëdo që t'ju ndalojë, hiqni dorë prej saj...”, (Hashr, 7) - tha Abdullahu.

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: أَخْبَرَنَا جَرِيرٌ عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ قَالَ: لَعَنَ عَبْدُ اللَّهِ الْوَاشِمَاتِ وَالْمُتَنَمِّصَاتِ، وَالْمُتَفَلِّجَاتِ لِلْحُسْنِ، الْمُغَيِّرَاتِ خَلْقَ اللَّهِ. فَقَالَتْ أُمُّ يَعْقُوبَ: مَا هَذَا؟ قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: وَمَا لِيَ لاَ أَلْعَنُ مَنْ لَعَنَ رَسُولُ اللَّهِ، وَفِي كِتَابِ اللَّهِ؟ قَالَتْ: وَاللَّهِ لَقَدْ قَرَأْتُ مَا بَيْنَ اللَّوْحَيْنِ فَمَا وَجَدْتُهُ. قَالَ: وَاللَّهِ لَئِنْ قَرَأْتِيهِ لَقَدْ وَجَدْتِيهِ: ﴿وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا﴾ [الحشر: ٧]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5939