Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahmani, e ky nga Sufjani, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi se Alkame tregon se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Allahu i mallkoftë ato që i bëjnë tatuazh tjetrës dhe ato që kërkojnë t'u bëhet tatuazh; ato që i shkulin qimet (e fytyrës e vetullat) dhe ato që i rrallojnë dhëmbët për zbukurim, të cilat në këtë mënyrë e ndryshojnë krijimin e Allahut. Përse të mos i mallkoj ato që i ka mallkuar i Dërguari i Allahut ﷺ, që njëherazi ky (mallkim) është në Librin e Allahut?!”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ عَنْ سُفْيَانَ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنه -: لَعَنَ اللَّهُ الْوَاشِمَاتِ وَالْمُسْتَوْشِمَاتِ، وَالْمُتَنَمِّصَاتِ وَالْمُتَفَلِّجَاتِ لِلْحُسْنِ، الْمُغَيِّرَاتِ خَلْقَ اللَّهِ. مَا لِي لاَ أَلْعَنُ مَنْ لَعَنَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ فِي كِتَابِ اللَّهِ؟!