Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe, e ky nga Ibn Abasi se Ebu Talhai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Melekët nuk hyjnë në një shtëpi ku ka qen dhe piktura (frymorësh) .” Lejthiu ka thënë: “Më ka treguar Junusi nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullahu se e ka dëgjuar Ibn Abasin, e ky e ka dëgjuar Ebu Talhain, e ky e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ.”
حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي ذِئْبٍ عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ، عَنْ أَبِي طَلْحَةَ - رضى الله عنهم - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لاَ تَدْخُلُ الْمَلاَئِكَةُ بَيْتًا فِيهِ كَلْبٌ وَلاَ تَصَاوِيرُ". وَقَالَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي يُونُسُ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ: أَخْبَرَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ: سَمِعَ ابْنَ عَبَّاسٍ: سَمِعْتُ أَبَا طَلْحَةَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ.