Sahihu i Buhariut — Hadithi 5957

Veshjet · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu, e ky nga Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se bleu një jastëk me vizatime. Kështu, Pejgamberi ﷺ u ndal te dera dhe nuk hyri. Atëherë i thashë: “Pendohem tek Allahu, çfarë mëkati kam bërë?” - “Ç'është puna e këtij jastëku?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Të ulesh dhe të shtrihesh në të, - i thashë. Ai tha: “Autorët e këtyre pikturave (të frymorëve) do të dënohen Ditën e Kiametit dhe do t'u thuhet: “Jepuni jetë gjërave që i keni krijuar.” Dhe tha: “Melekët nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka piktura.”

Arabisht

حَدَّثَنَا حَجَّاجُ بْنُ مِنْهَالٍ: حَدَّثَنَا جُوَيْرِيَةُ عَنْ نَافِعٍ، عَنِ الْقَاسِمِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّهَا اشْتَرَتْ نُمْرُقَةً فِيهَا تَصَاوِيرُ، فَقَامَ النَّبِيُّ ﷺ بِالْبَابِ فَلَمْ يَدْخُلْ. فَقُلْتُ: أَتُوبُ إِلَى اللَّهِ مِمَّا أَذْنَبْتُ. قَالَ: "مَا هَذِهِ النُّمْرُقَةُ؟" قُلْتُ: لِتَجْلِسَ عَلَيْهَا وَتَوَسَّدَهَا. قَالَ: "إِنَّ أَصْحَابَ هَذِهِ الصُّوَرِ يُعَذَّبُونَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، يُقَالُ لَهُمْ: أَحْيُوا مَا خَلَقْتُمْ. وَإِنَّ الْمَلاَئِكَةَ لاَ تَدْخُلُ بَيْتًا فِيهِ الصُّوَرُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5957