Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahim ibn Ukbe, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ u ka treguar: “Tre persona dolën për rrugë dhe i zuri shiu, andaj u strehuan në shpellën e një kodre. Papritmas, një gur u rrokullis nga kodra dhe ua mbylli daljen e shpellës, e në atë rast i thanë njëri-tjetrit: “Shikoni ndonjë vepër të mirë që keni punuar për hir të Allahut e luteni Allahun me të, me shpresë se do të na shpëtojë nga kjo (gjendje) .” Atëherë njëri tha: “O Allah! Prindërit e mi kanë qenë të thyer në moshë, ndërsa fëmijët e mi kanë qenë të vegjël. Unë dilja për t'i kullotur bagëtitë dhe, kur kthehesha, i milja dhe qumështin ua dërgoja prindërve për të pirë para fëmijëve të mi. Një natë, pasi u angazhova me bartjen e një peme në një vend tjetër, u vonova derisa ra nata. Kur u ktheva, pashë se prindërit kishin fjetur. I mola delet, si çdoherë, dhe ua dërgova pranë enën me qumësht. Urreja t'ua prishja gjumin, andaj qëndrova te koka e tyre. Në anën tjetër, nuk kisha dëshirë t'u jepja qumësht fëmijëve para tyre, ndërkohë fëmijët gjëmonin para këmbëve të mia. Kështu qëndrova deri në mëngjes (kur ata u zgjuan) . Nëse Ti e di se këtë e kam bërë për ta fituar kënaqësinë Tënde, na hap një vrimë, që ta shohim qiellin.” Kështu, Allahu u hapi një vrimë sa për ta parë qiellin. Tjetri tha: “O Allah! Kam pasur një vajzë axhe, të cilën e doja sikurse mashkulli që dashuron shumë një femër. Kërkova prej saj (të vetmohesha me të) , por ajo refuzoi, përveç nëse ia jepja njëqind dinarë. Rrjedhimisht, punova derisa i mblodha njëqind dinarë, e pastaj me to shkova tek ajo. Por, kur u shtriva sipër saj, më tha: “O rob i Allahut, kije frikë Allahun dhe mos ma prish virgjërinë pa kontratë martesore”, andaj u ngrita menjëherë. O Allah! Nëse Ti e di se këtë e kam bërë për ta fituar kënaqësinë Tënde, na e hap daljen!” Kështu, Allahu ua hapi edhe pak daljen. I treti tha: “O Allah! Unë pata marrë një punëtor me pagesë kundrejt një shporte me oriz dhe, kur e kreu punën, më tha: “Ma jep hakun tim.” Unë ia dhashë, por ai nuk e mori. Unë punova dhe atë oriz e mbolla në vazhdimësi, derisa bleva shumë lopë dhe barinj. Pas një kohe, u kthye dhe më tha: “Kije frikë Allahun, mos më bëj padrejtësi dhe ma jep hakun tim!” - Shko dhe merri ato lopë e barinj, - i thashë. - Kije frikë Allahun dhe mos u tall me mua! - më tha ai. - Nuk po tallem me ty, por merri ato lopë me barinjtë e tyre! Dhe, ai i mori të gjitha. Nëse Ti e di se këtë e kam bërë për ta fituar kënaqësinë Tënde, na e hap pjesën e mbetur të daljes!” Atëherë, Allahu ua hapi daljen tërësisht.”
حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي مَرْيَمَ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ بْنِ عُقْبَةَ قَالَ: أَخْبَرَنِي نَافِعٌ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "بَيْنَمَا ثَلاَثَةُ نَفَرٍ يَتَمَاشَوْنَ أَخَذَهُمُ الْمَطَرُ، فَمَالُوا إِلَى غَارٍ فِي الْجَبَلِ، فَانْحَطَّتْ عَلَى فَمِ غَارِهِمْ صَخْرَةٌ مِنَ الْجَبَلِ، فَأَطْبَقَتْ عَلَيْهِمْ، فَقَالَ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ: انْظُرُوا أَعْمَالاً عَمِلْتُمُوهَا لِلَّهِ صَالِحَةً، فَادْعُوا اللَّهَ بِهَا لَعَلَّهُ يَفْرُجُهَا. فَقَالَ أَحَدُهُمُ: اللَّهُمَّ إِنَّهُ كَانَ لِي وَالِدَانِ شَيْخَانِ كَبِيرَانِ، وَلِي صِبْيَةٌ صِغَارٌ كُنْتُ أَرْعَى عَلَيْهِمْ، فَإِذَا رُحْتُ عَلَيْهِمْ فَحَلَبْتُ بَدَأْتُ بِوَالِدَىَّ أَسْقِيهِمَا قَبْلَ وَلَدِي، وَإِنَّهُ نَاءَ بِيَ الشَّجَرُ فَمَا أَتَيْتُ حَتَّى أَمْسَيْتُ، فَوَجَدْتُهُمَا قَدْ نَامَا، فَحَلَبْتُ كَمَا كُنْتُ أَحْلُبُ، فَجِئْتُ بِالْحِلاَبِ فَقُمْتُ عِنْدَ رُءُوسِهِمَا، أَكْرَهُ أَنْ أُوقِظَهُمَا مِنْ نَوْمِهِمَا، وَأَكْرَهُ أَنْ أَبْدَأَ بِالصِّبْيَةِ قَبْلَهُمَا، وَالصِّبْيَةُ يَتَضَاغَوْنَ عِنْدَ قَدَمَىَّ، فَلَمْ يَزَلْ ذَلِكَ دَأْبِي وَدَأْبَهُمْ حَتَّى طَلَعَ الْفَجْرُ، فَإِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنِّي فَعَلْتُ ذَلِكَ ابْتِغَاءَ وَجْهِكَ، فَافْرُجْ لَنَا فُرْجَةً نَرَى مِنْهَا السَّمَاءَ. فَفَرَجَ اللَّهُ لَهُمْ فُرْجَةً حَتَّى يَرَوْنَ مِنْهَا السَّمَاءَ. وَقَالَ الثَّانِي: اللَّهُمَّ إِنَّهُ كَانَتْ لِي ابْنَةُ عَمٍّ، أُحِبُّهَا كَأَشَدِّ مَا يُحِبُّ الرِّجَالُ النِّسَاءَ، فَطَلَبْتُ إِلَيْهَا نَفْسَهَا، فَأَبَتْ حَتَّى آتِيَهَا بِمِائَةِ دِينَارٍ، فَسَعَيْتُ حَتَّى جَمَعْتُ مِائَةَ دِينَارٍ، فَلَقِيتُهَا بِهَا، فَلَمَّا قَعَدْتُ بَيْنَ رِجْلَيْهَا قَالَتْ: يَا عَبْدَ اللَّهِ اتَّقِ اللَّهَ، وَلاَ تَفْتَحِ الْخَاتَمَ إِلَا بِحَقِهِ. فَقُمْتُ عَنْهَا، اللَّهُمَّ فَإِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنِّي قَدْ فَعَلْتُ ذَلِكَ ابْتِغَاءَ وَجْهِكَ فَافْرُجْ لَنَا مِنْهَا فَفَرَجَ لَهُمْ فُرْجَةً. وَقَالَ الآخَرُ: اللَّهُمَّ إِنِّي كُنْتُ اسْتَأْجَرْتُ أَجِيرًا بِفَرَقِ أَرُزٍّ فَلَمَّا قَضَى عَمَلَهُ قَالَ: أَعْطِنِي حَقِّي. فَعَرَضْتُ عَلَيْهِ حَقَّهُ، فَتَرَكَهُ وَرَغِبَ عَنْهُ، فَلَمْ أَزَلْ أَزْرَعُهُ حَتَّى جَمَعْتُ مِنْهُ بَقَرًا وَرَاعِيَهَا، فَجَاءَنِي فَقَالَ: اتَّقِ اللَّهَ وَلاَ تَظْلِمْنِي، وَأَعْطِنِي حَقِّي. فَقُلْتُ: اذْهَبْ إِلَى ذَلِكَ الْبَقَرِ وَرَاعِيهَا. فَقَالَ: اتَّقِ اللَّهَ وَلاَ تَهْزَأْ بِي. فَقُلْتُ: إِنِّي لاَ أَهْزَأُ بِكَ، فَخُذْ ذَلِكَ الْبَقَرَ وَرَاعِيَهَا. فَأَخَذَهُ فَانْطَلَقَ بِهَا. فَإِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنِّي فَعَلْتُ ذَلِكَ ابْتِغَاءَ وَجْهِكَ، فَافْرُجْ مَا بَقِيَ. فَفَرَجَ اللَّهُ عَنْهُمْ".