Sahihu i Buhariut — Hadithi 5976

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Ebu Bekrete

Shqip

Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Halid Vasitiu, e ky nga Xhuvejriu, e ky nga Abdurrahmani, i biri i Ebu Bekretes, se babai i tij Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ pyeti tri herë radhazi: “A doni t'ju tregoj për mëkatet më të mëdha?” - Posi, o i Dërguari i Allahut! - iu përgjigjën të pranishmit. Tha: “Të bërët ortak Allahut dhe mosrespektimi i prindërve” , - pastaj u ul, sepse ishte i mbështetur, dhe vazhdoi: “Po ashtu, fjala e rrejshme dhe dëshmia e rrejshme! Edhe fjala e rrejshme dhe dëshmia e rrejshme!”, të cilën e përsëriste vazhdimisht, saqë thashë (me vete): “S'do të ndalet.”

Arabisht

حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ الْوَاسِطِيُّ، عَنِ الْجُرَيْرِيِّ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ أَبِي بَكْرَةَ، عَنْ أَبِيهِ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَلاَ أُنَبِّئُكُمْ بِأَكْبَرِ الْكَبَائِرِ؟" - ثَلَاثًا -. قُلْنَا: بَلَى يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "الإِشْرَاكُ بِاللَّهِ، وَعُقُوقُ الْوَالِدَيْنِ". وَكَانَ مُتَّكِئًا فَجَلَسَ فَقَالَ: "أَلاَ وَقَوْلُ الزُّورِ وَشَهَادَةُ الزُّورِ، أَلاَ وَقَوْلُ الزُّورِ وَشَهَادَةُ الزُّورِ". فَمَا زَالَ يَقُولُهَا حَتَّى قُلْتُ: لاَ يَسْكُتُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5976