Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Hishami, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hendekut, Omeri filloi t'i fyente jobesimtarët kurejshë dhe tha: “Nuk kam arritur ta fal ikindinë, përveçse pak para perëndimit të diellit.” Më pas, shkuam në But'han dhe (Pejgamberi ﷺ) e fali pas perëndimit të diellit, pastaj e fali edhe akshamin.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ هِشَامٍ قَالَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى - هُوَ ابْنُ أَبِي كَثِيرٍ - عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ جَابِرٍ قَالَ: جَعَلَ عُمَرُ يَوْمَ الْخَنْدَقِ يَسُبُّ كُفَّارَهُمْ وَقَالَ: مَا كِدْتُ أُصَلِّي الْعَصْرَ حَتَّى غَرَبَتْ. قَالَ فَنَزَلْنَا بُطْحَانَ، فَصَلَّى بَعْدَ مَا غَرَبَتِ الشَّمْسُ، ثُمَّ صَلَّى الْمَغْرِبَ.