{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5981",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5981",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5981",
  "text": "Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omer ibn Hatabi pa një palë rroba të thurura pjesërisht me mëndafsh në shitje, andaj i tha Pejgamberit ﷺ: - O i Dërguari i Allahut, sikur t'i blije këto e t'i vishje ditën e premte dhe nëpër takime me delegacionet që të vijnë? - “Këto i veshin vetëm ata që nuk kanë hise në botën tjetër” , - i tha Pejgamberi ﷺ. Pas një kohe, dikush i solli Pejgamberit ﷺ disa palë rrobash prej mëndafshi, një palë prej të cilave ia dërgoi Omer ibn Hatabit. Omeri shkoi e i tha: - Si t'i vesh këto, ndërkohë ti vetë pate thënë fjalë jo të mira për to. - “Nuk t'i kam dhënë për t'i veshur ti, por që t'i shesësh ose t'ia japësh dikujt tjetër,” - i tha Pejgamberi ﷺ. Kështu, Omeri ia dërgoi ato vëllait të vet idhujtar, të cilin e kishte në Mekë, para se të bëhej musliman.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Etika dhe mirësjellja",
    "position": 78,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/78/etika-dhe-miresjellja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5981",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Omeri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ مُسْلِمٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ دِينَارٍ قَالَ: سَمِعْتُ ابْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - يَقُولُ: رَأَى عُمَرُ حُلَّةَ سِيَرَاءَ تُبَاعُ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، ابْتَعْ هَذِهِ، وَالْبَسْهَا يَوْمَ الْجُمُعَةِ، وَإِذَا جَاءَكَ الْوُفُودُ. قَالَ: \"إِنَّمَا يَلْبَسُ هَذِهِ مَنْ لاَ خَلاَقَ لَهُ\". فَأُتِيَ النَّبِيُّ ﷺ مِنْهَا بِحُلَلٍ، فَأَرْسَلَ إِلَى عُمَرَ بِحُلَّةٍ فَقَالَ: كَيْفَ أَلْبَسُهَا وَقَدْ قُلْتَ فِيهَا مَا قُلْتَ؟ قَالَ: \"إِنِّي لَمْ أُعْطِكَهَا لِتَلْبَسَهَا، وَلَكِنْ تَبِيعُهَا أَوْ تَكْسُوهَا\". فَأَرْسَلَ بِهَا عُمَرُ إِلَى أَخٍ لَهُ مِنْ أَهْلِ مَكَّةَ قَبْلَ أَنْ يُسْلِمَ.",
    "albanian": "Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omer ibn Hatabi pa një palë rroba të thurura pjesërisht me mëndafsh në shitje, andaj i tha Pejgamberit ﷺ: - O i Dërguari i Allahut, sikur t'i blije këto e t'i vishje ditën e premte dhe nëpër takime me delegacionet që të vijnë? - “Këto i veshin vetëm ata që nuk kanë hise në botën tjetër” , - i tha Pejgamberi ﷺ. Pas një kohe, dikush i solli Pejgamberit ﷺ disa palë rrobash prej mëndafshi, një palë prej të cilave ia dërgoi Omer ibn Hatabit. Omeri shkoi e i tha: - Si t'i vesh këto, ndërkohë ti vetë pate thënë fjalë jo të mira për to. - “Nuk t'i kam dhënë për t'i veshur ti, por që t'i shesësh ose t'ia japësh dikujt tjetër,” - i tha Pejgamberi ﷺ. Kështu, Omeri ia dërgoi ato vëllait të vet idhujtar, të cilin e kishte në Mekë, para se të bëhej musliman."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5981.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5981.json"
  }
}