Hibani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e ky nga Halid ibn Seidi, e ky nga babai i tij se Umu Halid bint Halid ibn Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë dhe babai im, shkuam tek i Dërguari i Allahut ﷺ ndërkohë që kisha veshur një këmishë të verdhë. Ai tha: “Bukur, bukur!” 1 Unë fillova të luaj me vulën e pejgamberisë, por babai më bërtiti. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Lëre.” Pastaj tha: “U rritsh dhe e grissh! U rritsh dhe e grissh! U rritsh dhe e grissh!” Abdullah ibn Mubareku thotë: “Ajo rrobë i qëndroi gjatë, saqë u bë e njohur ndër njerëz.”
حَدَّثَنَا حِبَّانُ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ، عَنْ خَالِدِ بْنِ سَعِيدٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أُمِّ خَالِدٍ بِنْتِ خَالِدِ بْنِ سَعِيدٍ قَالَتْ: أَتَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ مَعَ أَبِي وَعَلَىَّ قَمِيصٌ أَصْفَرُ، قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "سَنَهْ، سَنَهْ". قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: وَهِيَ بِالْحَبَشِيَّةِ حَسَنَةٌ. قَالَتْ: فَذَهَبْتُ أَلْعَبُ بِخَاتَمِ النُّبُوَّةِ، فَزَجَرَنِي أَبِي. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "دَعْهَا". ثُمَّ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَبْلِي وَأَخْلِقِي، ثُمَّ أَبْلِي وَأَخْلِقِي، ثُمَّ أَبْلِي وَأَخْلِقِي". قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: فَبَقِيَتْ حَتَّى ذَكَرَ. يَعْنِي مِنْ بَقَائِهَا.