Sahihu i Buhariut — Hadithi 5999

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Zejd ibn Eslemi, e ky nga babai i tij se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, Pejgamberit ﷺ i sollën ca robër, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua. Meqë i ishte akumuluar qumështi i gjirit me bollëk, sa herë që gjente ndonjë foshnjë në mesin e robërve, e mbështeste për barku dhe i jepte gji (derisa e gjeti edhe të birin e saj).” Pejgamberi ﷺ na tha: “A mendoni se (pas gjithë kësaj) kjo do ta hidhte fëmijën e saj në zjarr?” Ne thamë: “Me vullnetin e saj jo.” Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu është më i mëshirshëm me robërit e Tij sesa kjo ndaj fëmijës së saj.”

Arabisht

حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي مَرْيَمَ: حَدَّثَنَا أَبُو غَسَّانَ قَالَ: حَدَّثَنِي زَيْدُ بْنُ أَسْلَمَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ - رضى الله عنه -: قَدِمَ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ سَبْىٌ، فَإِذَا امْرَأَةٌ مِنَ السَّبْىِ قَدْ تَحْلُبُ ثَدْيَهَا تَسْقِي، إِذَا وَجَدَتْ صَبِيًّا فِي السَّبْىِ أَخَذَتْهُ فَأَلْصَقَتْهُ بِبَطْنِهَا وَأَرْضَعَتْهُ، فَقَالَ لَنَا النَّبِيُّ ﷺ: "أَتَرَوْنَ هَذِهِ طَارِحَةً وَلَدَهَا فِي النَّارِ؟" قُلْنَا: لاَ، وَهِيَ تَقْدِرُ عَلَى أَنْ لاَ تَطْرَحَهُ. فَقَالَ: "للَّهُ أَرْحَمُ بِعِبَادِهِ مِنْ هَذِهِ بِوَلَدِهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5999