Abdullah ibn Sabahu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ali Hanefiu se Kurra ibn Halidi tregon: “Ishim duke e pritur Hasenin (Basriun), por ai u vonua. Kur koha e përfundimit të ndejës po afrohej, erdhi dhe tha: “Qemë të ftuar te fqinjët tanë.” Pastaj tregoi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një natë e pritëm Pejgamberin ﷺ derisa u afrua mesnata. Pasi erdhi, e fali namazin dhe na tha: “Dijeni se njerëzit e tjerë janë falur dhe kanë fjetur, kurse ju jeni llogaritur sikur jeni në namaz, për sa kohë që keni qenë duke e pritur namazin.” Hasen Basriu tha: “Njerëzit llogariten se janë në mirësi për aq sa janë duke pritur mirësinë.” Kurra ka thënë: “Ky është hadith i Enesit nga Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ الصَّبَّاحِ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَلِيٍّ الْحَنَفِيُّ قَالَ: حَدَّثَنَا قُرَّةُ بْنُ خَالِدٍ قَالَ: انْتَظَرْنَا الْحَسَنَ وَرَاثَ عَلَيْنَا حَتَّى قَرُبْنَا مِنْ وَقْتِ قِيَامِهِ، فَجَاءَ فَقَالَ: دَعَانَا جِيرَانُنَا هَؤُلاَءِ. ثُمَّ قَالَ: قَالَ أَنَسٌ: نَظَرْنَا النَّبِيَّ ﷺ ذَاتَ لَيْلَةٍ حَتَّى كَانَ شَطْرُ اللَّيْلِ يَبْلُغُهُ، فَجَاءَ فَصَلَّى لَنَا، ثُمَّ خَطَبَنَا فَقَالَ: "أَلاَ إِنَّ النَّاسَ قَدْ صَلَّوْا ثُمَّ رَقَدُوا، وَإِنَّكُمْ لَمْ تَزَالُوا فِي صَلاَةٍ مَا انْتَظَرْتُمُ الصَّلاَةَ". [قَالَ الْحَسَنُ:] وَإِنَّ الْقَوْمَ لاَ يَزَالُونَ بِخَيْرٍ مَا انْتَظَرُوا الْخَيْرَ. قَالَ قُرَّةُ: هُوَ مِنْ حَدِيثِ أَنَسٍ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.