Sahihu i Buhariut — Hadithi 6023

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Adij ibn Hatimi

Shqip

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Amri, e ky nga Hajtheme se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, Pejgamberi ﷺ e përmendi Zjarrin, kërkoi mbrojtje kundrejt tij dhe e ktheu fytyrën në anën tjetër, pastaj prapë kërkoi mbrojtje kundrejt tij dhe e ktheu fytyrën në anën tjetër.” Shuëbe thotë: “Për dy herë jam i sigurt.” Pastaj tha: “Mbrohuni nga Zjarri, qoftë dhe me gjysmë hurme! Nëse nuk keni, atëherë me një fjalë të mirë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَمْرٌو، عَنْ خَيْثَمَةَ، عَنْ عَدِيِّ بْنِ حَاتِمٍ قَالَ: ذَكَرَ النَّبِيُّ ﷺ النَّارَ، فَتَعَوَّذَ مِنْهَا وَأَشَاحَ بِوَجْهِهِ، ثُمَّ ذَكَرَ النَّارَ، فَتَعَوَّذَ مِنْهَا، وَأَشَاحَ بِوَجْهِهِ - قَالَ شُعْبَةُ: أَمَّا مَرَّتَيْنِ فَلاَ أَشُكُّ ـ. ثُمَّ قَالَ: "اتَّقُوا النَّارَ وَلَوْ بِشِقِّ تَمْرَةٍ، فَإِنْ لَمْ تَجِدْ فَبِكَلِمَةٍ طَيِّبَةٍ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6023