Sahihu i Buhariut — Hadithi 6025

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një beduin urinoi në xhami, e në atë rast njerëzit ia mësynë drejt tij. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mos e ndërpritni!” Pastaj kërkoi një kovë ujë, të cilën e derdhën në vendin ku kishte urinuar.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ ثَابِتٍ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ: أَنَّ أَعْرَابِيًّا بَالَ فِي الْمَسْجِدِ، فَقَامُوا إِلَيْهِ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لا تُزْرِمُوهُ". ثُمَّ دَعَا بِدَلْوٍ مِنْ مَاءٍ فَصُبَّ عَلَيْهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6025