Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka treguar Ali ibn Mubareku, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Kilabe se Thabit ibn Dahaku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili është një prej atyre që ia kanë dhënë besën Pejgamberit ﷺ te pema, transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush betohet në ndonjë fe tjetër përveç Islamit, do të bëhet i po asaj feje . 1 Të birit të Ademit nuk i takon të zotohet për diçka që nuk e posedon. Ai që vret veten në dynja me ndonjë gjë, po me këtë gjë do të dënohet Ditën e Kiametit. Ai që mallkon një besimtar është sikurse ta ketë vrarë atë. Ai që etiketon një besimtar me kufër është sikurse ta ketë vrarë atë.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ عُمَرَ: حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ الْمُبَارَكِ، عَنْ يَحْيَى بْنِ أَبِي كَثِيرٍ، عَنْ أَبِي قِلاَبَةَ: أَنَّ ثَابِتَ بْنَ الضَّحَّاكِ - وَكَانَ، مِنْ أَصْحَابِ الشَّجَرَةِ - حَدَّثَهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "مَنْ حَلَفَ عَلَى مِلَّةٍ غَيْرِ الإِسْلاَمِ فَهْوَ كَمَا قَالَ، وَلَيْسَ عَلَى ابْنِ آدَمَ نَذْرٌ فِيمَا لاَ يَمْلِكُ، وَمَنْ قَتَلَ نَفْسَهُ بِشَىْءٍ فِي الدُّنْيَا عُذِّبَ بِهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، وَمَنْ لَعَنَ مُؤْمِنًا فَهْوَ كَقَتْلِهِ، وَمَنْ قَذَفَ مُؤْمِنًا بِكُفْرٍ فَهْوَ كَقَتْلِهِ".