Sahihu i Buhariut — Hadithi 6048

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Sulejman ibn Suredi

Shqip

Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi se Adij ibn Thabiti thotë: “E kam dëgjuar Sulejman ibn Suredin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka qenë një ndër shokët e Pejgamberit ﷺ, të thotë: “Dy burra filluan të grindeshin mes vete në praninë e Pejgamberit ﷺ. Njëri prej tyre u hidhërua shumë, saqë fytyra iu fry e i ndryshoi. Pejgamberi ﷺ tha: “Unë di një fjalë, të cilën, nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka kapluar.” Atëherë, njëri prej të pranishmëve shkoi te burri që grindej dhe i tregoi për atë që tha Pejgamberi ﷺ. Pastaj i tha: “Duhet t'i kërkosh Allahut të të mbrojë nga shejtani.” Ai tha: “Vallë, a mos të dukem se s'jam mirë? A mos jam i çmendur unë? Ik!”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصٍ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ: حَدَّثَنِي عَدِيُّ بْنُ ثَابِتٍ قَالَ: سَمِعْتُ سُلَيْمَانَ بْنَ صُرَدٍ، رَجُلاً مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: اسْتَبَّ رَجُلاَنِ عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ فَغَضِبَ أَحَدُهُمَا، فَاشْتَدَّ غَضَبُهُ حَتَّى انْتَفَخَ وَجْهُهُ وَتَغَيَّرَ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنِّي لَأَعْلَمُ كَلِمَةً لَوْ قَالَهَا لَذَهَبَ عَنْهُ الَّذِي يَجِدُ". فَانْطَلَقَ إِلَيْهِ الرَّجُلُ، فَأَخْبَرَهُ بِقَوْلِ النَّبِيِّ ﷺ وَقَالَ: تَعَوَّذْ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيْطَانِ. فَقَالَ: أَتُرَى بِي بَأْسٌ؟ أَمَجْنُونٌ أَنَا؟ اذْهَبْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6048