Sahihu i Buhariut — Hadithi 6049

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Ubade ibn Samiti

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali, e ky nga Humejdi, e këtij i ka treguar Enesi se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ doli për t'i lajmëruar njerëzit për Natën e Kadrit, por papritmas dy muslimanë kishin zënë të fjaloseshin, e në atë rast ai tha: “Dola për t'ju lajmëruar, por, ngaqë po fjaloseshin filani dhe filani, m'u tërhoq dituria për të. Shpresoj që kjo të jetë më e dobishme për ju. Andaj, kërkojeni në natën e nëntë, të shtatë dhe të pestë (të dhjetëshit të fundit) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا بِشْرُ بْنُ الْمُفَضَّلِ، عَنْ حُمَيْدٍ قَالَ: قَالَ أَنَسٌ: حَدَّثَنِي عُبَادَةُ بْنُ الصَّامِتِ قَالَ: خَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لِيُخْبِرَ النَّاسَ بِلَيْلَةِ الْقَدْرِ، فَتَلاَحَى رَجُلاَنِ مِنَ الْمُسْلِمِينَ، قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "خَرَجْتُ لِأُخْبِرَكُمْ، فَتَلاَحَى فُلاَنٌ وَفُلاَنٌ وَإِنَّهَا رُفِعَتْ، وَعَسَى أَنْ يَكُونَ خَيْرًا لَكُمْ، فَالْتَمِسُوهَا فِي التَّاسِعَةِ وَالسَّابِعَةِ وَالْخَامِسَةِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6049