Sahihu i Buhariut — Hadithi 6054

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky e ka dëgjuar Ibn Munkedirin, e ky e ka dëgjuar Urve ibn Zubejrin se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë një burrë i kërkoi leje Pejgamberit ﷺ për të hyrë. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Lëreni të hyjë! Mjerë fisi për këtë vëlla, mjerë fisi për këtë bir!” Por, kur ai hyri brenda, Pejgamberi ﷺ e zbuti të folurit me të. I thashë: “O i Dërguari i Allahut, ti the për të atë që the, pastaj e zbute të folurit me të!” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Oj Aishe! Me të vërtetë, njerëzit më të këqij janë ata të cilët i kanë braktisur njerëzit”, - ose ka thënë: “i kanë lënë, - si pasojë e ruajtjes nga e keqja e tyre.”

Arabisht

حَدَّثَنَا صَدَقَةُ بْنُ الْفَضْلِ: أَخْبَرَنَا ابْنُ عُيَيْنَةَ: سَمِعْتُ ابْنَ الْمُنْكَدِرِ: سَمِعَ عُرْوَةَ بْنَ الزُّبَيْرِ: أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - أَخْبَرَتْهُ قَالَتِ: اسْتَأْذَنَ رَجُلٌ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "ائْذَنُوا لَهُ بِئْسَ، أَخُو الْعَشِيرَةِ أَوِ ابْنُ الْعَشِيرَةِ". فَلَمَّا دَخَلَ أَلاَنَ لَهُ الْكَلاَمَ قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، قُلْتَ الَّذِي قُلْتَ، ثُمَّ أَلَنْتَ لَهُ الْكَلاَمَ! قَالَ: "أَىْ عَائِشَةُ، إِنَّ شَرَّ النَّاسِ مَنْ تَرَكَهُ النَّاسُ ـ أَوْ وَدَعَهُ النَّاسُ - اتِّقَاءَ فُحْشِهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6054