Sahihu i Buhariut — Hadithi 6059

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Ditën e Hunejnit) i Dërguari i Allahut ﷺ ndau plaçkën e luftës. Ndërkohë, një ensar tha: “Betohem në Allahun se Muhamedi nuk e ka synuar kënaqësinë e Allahut me këtë.” Unë shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tregova. Ai u zemërua aq shumë, saqë zemërimi i vërehej në fytyrë, pastaj tha: “Allahu e mëshiroftë Musain! Ai është fyer edhe më rëndë se kaq, por ka duruar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا سُفْيَانُ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ، عَنِ ابْنِ مَسْعُودٍ - رضى الله عنه - قَالَ: قَسَمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قِسْمَةً، فَقَالَ رَجُلٌ مِنَ الأَنْصَارِ: وَاللَّهِ مَا أَرَادَ مُحَمَّدٌ بِهَذَا وَجْهَ اللَّهِ. فَأَتَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَأَخْبَرْتُهُ، فَتَمَعَّرَ وَجْهُهُ وَقَالَ: "رَحِمَ اللَّهُ مُوسَى، لَقَدْ أُوذِيَ بِأَكْثَرَ مِنْ هَذَا فَصَبَرَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6059