Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ebu Kilabe se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Bilali u urdhërua ta thërrasë ezanin në formën çift, kurse ikametin në formën tek. Ismaili tregon se e ka pyetur Ejubin (rreth kësaj), e ai i ka thënë: “Përveç fjalëve: “Kad kameti salatu (të thuhen çift).”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ، عَنْ أَبِي قِلاَبَةَ، عَنْ أَنَسٍ قَالَ: أُمِرَ بِلاَلٌ أَنْ يَشْفَعَ، الأَذَانَ، وَأَنْ يُوتِرَ الإِقَامَةَ. قَالَ إِسْمَاعِيلُ: فَذَكَرْتُ لأَيُّوبَ فَقَالَ: إِلاَّ الإِقَامَةَ.