Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri. [t]: Lejthiu na ka thënë: Na ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Që kur i mbaj në mend prindërit e mi, ata gjithmonë e kanë praktikuar fenë. Nuk kalonte ndonjë ditë pa na ardhur i Dërguari i Allahut ﷺ, në dy skajet e ditës, mëngjes e mbrëmje. Aishja vazhdon: “Një ditë, teksa ishim ulur në shtëpinë e Ebu Bekrit në mesditë, dikush i tha Ebu Bekrit: “Po vjen i Dërguari i Allahut ﷺ në një kohë që nuk e kishte zakon të vinte.” Ebu Bekri tha: “Nuk e ka sjellë këtu diçka tjetër, në këtë kohë, veçse ndonjë gjë e rëndësishme.” - “Më është lejuar të bëj hixhret” , - i tha Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ: أَخْبَرَنَا هِشَامٌ، عَنْ مَعْمَرٍ؛ [ح:] وَقَالَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي عُقَيْلٌ: قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: فَأَخْبَرَنِي عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ: أَنَّ عَائِشَةَ، زَوْجَ النَّبِيِّ ﷺ قَالَتْ: لَمْ أَعْقِلْ أَبَوَىَّ إِلاَّ وَهُمَا يَدِينَانِ الدِّينَ، وَلَمْ يَمُرَّ عَلَيْهِمَا يَوْمٌ إِلاَّ يَأْتِينَا فِيهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ طَرَفَىِ النَّهَارِ بُكْرَةً وَعَشِيَّةً، فَبَيْنَمَا نَحْنُ جُلُوسٌ فِي بَيْتِ أَبِي بَكْرٍ فِي نَحْرِ الظَّهِيرَةِ قَالَ قَائِلٌ: هَذَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي سَاعَةٍ لَمْ يَكُنْ يَأْتِينَا فِيهَا. قَالَ أَبُو بَكْرٍ: مَا جَاءَ بِهِ فِي هَذِهِ السَّاعَةِ إِلاَّ أَمْرٌ. قَالَ: "إِنِّي قَدْ أُذِنَ لِي بِالْخُرُوجِ".