Sahihu i Buhariut — Hadithi 6085

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Sad ibn Ebu Vekasi

Shqip

Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e ky nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdulhamid ibn Abdurrahman ibn Zejd ibn Hatabi, e ky nga Muhamed ibn Sadi se babai i tij Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa disa gra kurejshe po e pyesnin të Dërguarin e Allahut ﷺ për diçka dhe po e tepronin duke i ngritur zërat mbi zërin e tij, Omeri kërkoi leje për të hyrë. Me të dëgjuar Omerin, ato nxituan për të kaluar në pjesën pas perdes dhe Pejgamberi ﷺ i dha leje Omerit për të hyrë. E, kur u fut brenda, pa se Pejgamberi ﷺ po qeshte.” Omeri i tha: “Allahu të bëftë gjithnjë të qeshur, o i Dërguari i Allahut! Kurban t'u bëfsha me babë e nënë!” Pejgamberi ﷺ i tha: “U habita me këto të pranishmet: kur dëgjuan zërin tënd, nxituan për të kaluar në pjesën pas perdes.” Omeri i tha: “Ama, ti, o i Dërguari i Allahut, je më meritor që të kenë frikërespekt për ty! Pastaj u ngrit dhe tha: “Oj armiket e vetvetes, po keni frikërespekt për mua, kurse për të Dërguarin e Allahut ﷺ jo?!” Ato i thanë: “Po, se ti je më nevrik dhe më i vrazhdë se i Dërguari i Allahut ﷺ.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Të lumtë, o Ibn Hatab! Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se, sa herë që shejtani has në ty në ndonjë rrugë, detyrohet të ndjekë një rrugë tjetër.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ، عَنْ صَالِحِ بْنِ كَيْسَانَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عَبْدِ الْحَمِيدِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ زَيْدِ بْنِ الْخَطَّابِ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ سَعْدٍ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: اسْتَأْذَنَ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ - رضى الله عنه - عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَعِنْدَهُ نِسْوَةٌ مِنْ قُرَيْشٍ يَسْأَلْنَهُ وَيَسْتَكْثِرْنَهُ، عَالِيَةً أَصْوَاتُهُنَّ عَلَى صَوْتِهِ، فَلَمَّا اسْتَأْذَنَ عُمَرُ تَبَادَرْنَ الْحِجَابَ، فَأَذِنَ لَهُ النَّبِيُّ ﷺ فَدَخَلَ وَالنَّبِيُّ ﷺ يَضْحَكُ فَقَالَ: أَضْحَكَ اللَّهُ سِنَّكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، بِأَبِي أَنْتَ وَأُمِّي فَقَالَ: "عَجِبْتُ مِنْ هَؤُلاَءِ اللاَّتِي كُنَّ عِنْدِي، لَمَّا سَمِعْنَ صَوْتَكَ تَبَادَرْنَ الْحِجَابَ". فَقَالَ: أَنْتَ أَحَقُّ أَنْ يَهَبْنَ يَا رَسُولَ اللَّهِ. ثُمَّ أَقْبَلَ عَلَيْهِنَّ فَقَالَ: يَا عَدُوَّاتِ أَنْفُسِهِنَّ أَتَهَبْنَنِي وَلَمْ تَهَبْنَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ؟ فَقُلْنَ: إِنَّكَ أَفَظُّ وَأَغْلَظُ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: " إِيهٍ يَا ابْنَ الْخَطَّابِ، وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ مَا لَقِيَكَ الشَّيْطَانُ سَالِكًا فَجًّا إِلاَّ سَلَكَ فَجًّا غَيْرَ فَجِّكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6085