Sahihu i Buhariut — Hadithi 6088

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Abdulaziz ibn Abdullah Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talha se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po ecja me të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili kishte vënë sipër një pelerinë nexhrane me skaje të vrazhda, një beduin e tërhoqi fort për rrobe. Shikova në supin e Pejgamberit ﷺ dhe pashë se skajet e pelerinës i kishin lënë shenja, si pasojë e tërheqjes së vrullshme.” Beduini tha: “O Muhamed! Më ndaj një hise nga pasuria e Allahut që ndodhet te ti!” Pejgamberi ﷺ u kthye nga ai dhe qeshi, pastaj urdhëroi t'i jepej diçka.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ الأُوَيْسِيُّ: حَدَّثَنَا مَالِكٌ، عَنْ إِسْحَاقَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي طَلْحَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ قَالَ: كُنْتُ أَمْشِي مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَعَلَيْهِ بُرْدٌ نَجْرَانِيٌّ غَلِيظُ الْحَاشِيَةِ، فَأَدْرَكَهُ أَعْرَابِيٌّ فَجَبَذَ بِرِدَائِهِ جَبْذَةً شَدِيدَةً قَالَ أَنَسٌ: فَنَظَرْتُ إِلَى صَفْحَةِ عَاتِقِ النَّبِيِّ ﷺ وَقَدْ أَثَّرَتْ بِهَا حَاشِيَةُ الرِّدَاءِ مِنْ شِدَّةِ جَبْذَتِهِ، ثُمَّ قَالَ: يَا مُحَمَّدُ مُرْ لِي مِنْ مَالِ اللَّهِ الَّذِي عِنْدَكَ. فَالْتَفَتَ إِلَيْهِ فَضَحِكَ، ثُمَّ أَمَرَ لَهُ بِعَطَاءٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6088